09:03 | 15/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Ndryshojnë kriteret e bursave për studentët, ja kush i shtohet listës së përfituesve

18:55 | 21/12/2016
në Aktualitet, Te Gjitha
0
Ndryshojnë kriteret e bursave për studentët, ja kush i shtohet listës së përfituesve

Këshilli i Ministrave ka ndryshuar rregulloren për përcaktimin e kritereve për përfitimin e bursave nga fondi i mbështetjes studentore.

Përvec studentëve të ekselencës, tanimë do të përfitojnë bursa edhe fëmijët e gardistëve të vrarë në krye të detyrës, policëve, zjarrfikësve apo edhe atyre të burgjeve dhe FA-ve, madje edhe ata që kanë mangësi fizike apo vështirësi ekonomike.

Vendimi i Këshillit të Ministrave u mor gjatë mbledhjes së sotme.

Më poshtë keni katër kriteret kryesore e cituara në VKM:

“1- Studentët e shkëlqyer, me notë mesatare maksimale nga sistemi i arsimit të mesëm të lartë, që ndjekin studimet në një program studimi të ciklit të parë, në programet e studimeve me karakter profesional dhe në programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë në institucionet publike të arsimit të lartë, përfitojnë bursë në masën e parashikuar në aneksin 1, bashkëlidhur këtij vendimi. Notë mesatare maksimale do të konsiderohet nota 10 (dhjetë), e përllogaritur si mesatare e notave të të gjitha viteve të arsimit të mesëm të lartë, përfshirë dhe rezultatet e provimeve të Maturës Shtetërore. Lista e studentëve të shkëlqyer hartohet nga Agjencia Kombëtare e Provimeve.

2- Për studentët e regjistruar në vitet pas të parit, notë mesatare maksimale do të konsiderohet nota 10 (dhjetë), e përllogaritur si mesatare e notave të të gjitha provimeve/detyrimeve të shlyera dhe të parashikuara për programin përkatës të studimit për vitet pararendëse. Këta studentë duhet të kenë shlyer të gjitha detyrimet akademike të parashikuara për vitet e mëparshme të programit të studimit përkatës, brenda përfundimit të vitit akademik paraardhës.

3- Bursat e studimit për studentët, të cilët kanë zgjedhur të ndjekin programet e studimit që përbëjnë prioritet kombëtar në institucionet publike të arsimit të lartë, të shpallura të tilla me vendim të Këshillit të Ministrave, u shpërndahen studentëve që studiojnë në këto programe dhe institucione, sipas masës së përcaktuar në aneksin 1, bashkëlidhur këtij vendimi. Studentët që frekuentojnë këto programe studimi e përfitojnë bursën vetëm për periudhën që ndjekin studimet në fushat prioritare dhe për kohëzgjatjen normale të programit të studimit.

4- Studentëve të regjistruar në programet e ciklit të parë të studimeve në programet e studimeve me karakter profesional dhe në programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë në institucionet e arsimit të lartë publik dhe që u përkasin shtresave sociale në nevojë, u akordohen bursa kur ata plotësojnë kriteret për t’u konsideruar si studentë në nevojë.” (D.D/Shuplaka)

Etiketa: bursaKeshilli i ministravestudente
Pas

Sara Hoxha poston foto nga dhoma e djalit, duket një mrekulli

Para

Rusia i dhuron Sebisë 6 avionë MIG-29, Vuçiç: Vetëm armë nukleare s’kemi kërkuar

Para
Rusia i dhuron Sebisë 6 avionë MIG-29, Vuçiç: Vetëm armë nukleare s’kemi kërkuar

Rusia i dhuron Sebisë 6 avionë MIG-29, Vuçiç: Vetëm armë nukleare s'kemi kërkuar

Discussion about this post

 



Të Fundit

Bankers Petroleum Albania emëron Kryetarin e ri të Bordit Mbikëqyrës për të forcuar bashkëpunimin me autoritetet shtetërore

Kapet në Greqi 39-vjeçari i shpallur në kërkim për tentativë vrasjeje në Korçë.Pritet ekstradimi në Shqipëri

Ushtria në ndihmë të zjarrfikësve për shuarjen e zjarrit në Drenovë, Mallakastër

Trump ndryshon politikën për armët në Ukrainë, por nuk ushtron presion të plotë ndaj Putinit

Vendimi i Ri/ Deklarimi i detyrueshëm i adresës në e-Albania, vetëm me dokument pronësie

Këmbimi valutor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Kuvendi i Kosovës prej më shumë se tre muajsh i paralizuar, sot tentativa e 47-të për konstituimin e legjislaturës së re

Trazira në Spanjë, tensionet mbi emigracionin ndezin përleshjet mes të rinjve dhe policisë

Australiani tenton të thyejë vitrinën e Gurit të Fatit në Skoci, arrestohet

‘Paqe ose sanksione’, Trump vendos ultimatum 50-ditor për Putinin, masa edhe kundër shteteve që bashkëpunojnë me Rusinë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.