07:26 | 15/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Rajoni

Ndryshojnë lejet e qëndrimit në greqi, procedurat që duhet të ndjekin emigrantët shqiptarë

11:23 | 09/01/2017
në Rajoni, Te Fundit, Te Gjitha
0
Ndryshojnë lejet e qëndrimit në greqi, procedurat që duhet të ndjekin emigrantët shqiptarë

Duke filluar nga muajt e parë të këtij viti, do të ketë ndryshime për sa i përket lejeve të qëndrimit për emigrantët në Greqi. Deri tani leja e qendrimit ishte në formë “stiker” që ngjitej tek pasaporta e emigrantëve. Kjo nënkuptonte që nëse psaporta juaj mbaronte, duhej të fillonit procedurat për nxjerrjen e pasaportes së re dhe gjithashtu zëvendësimin e stikerit të lejes tuaj të qëndrimit, që duhej vendosur te pasaporta e re.

Tani ato do të zëvëndësohen nga “Karta e Emigrantit” (aftoteles egrafo), që do jetë një kartë elektronike (siç janë kartat e identitetit shqiptare), të cilat përveç të dhënave personale, do të kenë disa të dhëna biometrike të emigrantit, siç është fotografia elektronike (tip pasaporte) dhe shenjat e gishtrinjve të emigrantit. Karta do jetë e paisur me mikroçip ku do regjistrohen të gjitha këto të dhëna.

Deri sa të vijë momenti i rinovimit, emigrantët do të mbajnë lejet ekzistuese, që janë të ngjitura në pasaportat e tyre. Me “Karta e Emigrantit” do të pajisen të gjithë emigrantët që do të marrin leje të reja qëndrimi. Emigrantët që faktikisht disponojnë leje qëndrimi nuk do jetë e nevojshme t’i ndryshojnë ato, dhe do pajisen me kartën e emigrantit kur të bëjnë rinovimin e lejes së qëndrimit në Greqi.

 Këto ndryshime vijnë në zbatim të Rregullores Europiane 380/2008, në bazë të së cilës të gjithë vëndet anëtare kanë marrë përsipër të përpunojnë një leje qëndrimi unikale për të gjithë shtetasit e vëndeve të treta që jetojnë në BE. Deri sot emigrantet aplikonin per arsyje të jashtëzakonshme vetëm në ministrinë e brendshme. Kështu që emigrantët ishin të detyruar të paraqiteshin në Athinë për të aplikuar. Por tashmë kjo do të ndryshojë, sepse emigrantet do kenë mundesi te aplikojnë në gjithë shërbimet përkatëse të prefekturave, (apo periferive siç quhen tashmë) të vendbanimit të tyre, pa qenë nevoja të paraqiten në Athinë, gjë që kërkonte shpenzime në para dhe në kohë. (E.K/SHUPLAKA)

Etiketa: emigrante shqiptaregreqiarajoni
Pas

Jennifer Lopez puthet në buzë me njeriun më të shtrenjtë (FOTO)

Para

Shqiptares i vjen vjehrra në majë të hundës: Jam në hall të madh, më ndihmoni

Para
Shqiptares i vjen vjehrra në majë të hundës: Jam në hall të madh, më ndihmoni

Shqiptares i vjen vjehrra në majë të hundës: Jam në hall të madh, më ndihmoni

Discussion about this post

 



Të Fundit

Mjeku gjerman del në gjyq për vrasjen e 15 pacientëve të sëmurë rëndë

Tre persona humbën jetën nga një goditje rrufeje në rajonin Tula të Rusisë

BE-ja përshëndet përpjekjet e Armenisë për stabilitet rajonal dhe normalizim me Turqinë

Të paktën 300 të vrarë në sulmet e milicisë në Sudan

Parashikimi i motit sot,15 Korrik 2025

Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius: Dy sisteme Patriot po përgatiten për Ukrainën

Irani sinjalizon se është i hapur për diplomaci mes tensioneve me Perëndimin

Inteligjenca Artificiale do të shkaktojë humbjen e 800 milionë vendeve të punës. Fuqia punëtore do të ndryshojë në mënyrë drastike në 5 vitet e ardhshme

Belgjika i kthen Egjiptit një sarkofag 2,000-vjeçar

Japonia dhe BE-ja synojnë të zhvillojnë një rrjet të gjerë satelitor që do të zvogëlojë varësinë nga SHBA-ja dhe SpaceX

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.