04:08 | 03/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Ndryshojnë liçensat e transportit ndërqytetas, dokumentet që duhen

14:43 | 19/12/2016
në Aktualitet, Te Gjitha
0
Ndryshojnë liçensat e transportit ndërqytetas, dokumentet që duhen

Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës ka bërë të ditur se kanë ndryshuar disa nga rregullat dhe dokumentet për tu pajisur me liçensë për transportin ndërqytetas. Sipas Ministrisë të gjithë ata që janë të pajisur me një liçencë, duhet të aplikojnë pranë Ministrisë për tu pajisur me një liçensë të re.

Licencat do të jenë me afat 5 vjet duke filluar nga data 1 janar 2017.Liçencat për transportin ndërqytetës dhe çertifikatat e mjeteve, që janë lëshuar në bazë të licencave, (lëshuar nga bashkitë) dhe liçencat e transportit rrethqytetës, (lëshuar nga bashkitë ose komunat), para hyrjes në fuqi të këtij udhëzimi, janë të vlefshme në ditën e lëshimit të liçencave, por jo më vonë se data 1 janar 2017.

 

-Aplikimi për licencim për linjat ndërqytetse dhe dokumentet e nevojshme;

1. Vetëdeklarimi për reputacionin e mirë të përfaqësuesit ligjor të subjektit transportues dhe drejtuesit/drejtuesve të veprimtarisë, Lidhja 7/1 dhe 7/2.

2. Dokumenti nga një institucion bankar ose financiar, që vërteton gjendje të qëndrueshme financiare, i cili mund të jetë:

i) një dokument/garanci bankare;

i) një dokument i lëshuar nga shoqëri sigurimi.

3. Çertifikata e kompetencës profesionale për drejtuesin e veprimtarisë, i cili mund të jetë ortaku i vetëm ose një prej ortakëve, apo administratori i subjektit ose një person i punësuar me kontratë për një periudhë të paktën 5 vjeçare;

4.Regjistrimi në Regjistrin Tregtar pranë Qendrës Kombëtare të Bisnesit (QKB), ku objekti i veprimtarisë duhet të jetë “Për Transport Udhëtarësh brenda vendit”.

5. Liçenca origjinale e lëshuar nga bashkia, dhe në rast se dokumenti origjinal ka humbur, apo është dëmtuar, kopja e njehsuar me origjinalin.

Për mjetet, numrin e nevojshëm të kërkuar për shërbimin që do të operohet,dhe për secilin mjet dokumentet si më poshtë:

1. Leja e qarkullimit;

2.Çertifikata e kontrollit teknik të mjeteve;

3.Akt-vlerësimi në plotësimin e kushteve të komoditetit të mjeteve në transportin e udhëtarëve brenda vendit, lëshuar nga Drejtoria e Pergjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR), sipas udhëzimit nr. 1649, datë 16.08.1999, “Mbi plotësimin e disa kushteve të veçanta në transportin rrugor të udhëtarëve”, të ndryshuar;

4.Çertifikata e kalibrimit të tahografit;

5.Regjistrimi  i mjeteve në QKB;

5.Sigurimin e udhëtarëve nga aksidentet në transportin publik;

6.Sigurimin e përgjegjësisë së pronarit ose të përdoruesit të mjetit motorik, për dëmet shkaktuar palëve të treta nga përdorimi i këtij mjeti.

Dokumentet e mësipërme duhet të jenë të njehsuara me origjinalin.

 

Për drejtuesin e mjetit dokumentet, si më poshtë:

1.Leja e drejtimit për drejtuesin e mjetit, me kategoritë përkatëse për mjetin që drejton;

2.Çertifikata e Aftësisë Profesionale (ÇAP) për drejtuesit e mjeteve në përputhje me udhëzimin nr. 3606/2, datë 28.10.2011 “Për pajisjen e përdoruesve të mjeteve rrugore të kategorive C, CE, D (*) dhe DE, me çertifikatën e aftësimit profesional (ÇAP)”, të ndryshuar, kur kërkohet;

3.Kontrat me drejtuesin e mjetit.

4.Në rastin e shërbimeve të rregullta të ketë agjenci për shërbimin e udhëtarëve brenda vendit, ose kontratë me një agjenci transporti.

5.Vërtetim nga tatimet që ka paguar të gjitha detyrimet.

6.Vërtetim nga Bashkia që ka paguar gjithë detyrimet ndaj tyre.

(E.K/ SHUPLAKA)

 

 

Etiketa: License
Pas

Rreth 12.000 të evakuuar nga Aleppo, mes tyre dhe 47 fëmijë jetimë

Para

Sherri me thika në Vlorë, Gjykata vendos burg për Edi Alikaj dhe Hënes Dalipaj

Para
Sherri me thika në Vlorë, Gjykata vendos burg për Edi Alikaj dhe Hënes Dalipaj

Sherri me thika në Vlorë, Gjykata vendos burg për Edi Alikaj dhe Hënes Dalipaj

Discussion about this post

 



Të Fundit

Annalena Baerbock zgjidhet presidente e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së

Rusia në marrëveshje me dy alternativa me Ukrainën mbi armëpushimin pas dështimit të diskutimeve në Stamboll

Anëtar i delegacionit ukrainas: Rusia refuzoi një armëpushim pa kushte në Stamboll

Përfundon ndërhyrja nga ajri në vatrën e zjarrit në Darëzezë, monitorimi vijon nga toka

“Mungojnë mbi 130 mijë fletë votimi”, KQZ i përgjigjet kërkesës së PD: Ja sa janë të papërdorura

Trump dënon ashpër sulmin në Kolorado: Terrorizmi s’do të tolerohet në Amerikë

Bill Gates do ta dhurojë shumicën e pasurisë 200 miliardë dollarë për Afrikën

Kriza politike në Kosovë, Haxhiu: Opozita ka një inat irracional

Fier/Prefekti Arben Çuko: Flakët në Darëzezë po vihen nën kontroll, ndërhyrja nga ajri po jep rezultat

Kërcënoi me jetë vajzën e Melonit/ Tenton vetëvrasjen profesori, piu alkool me medikamente

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.