21:16 | 15/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Ndryshon ligji i kujdesit shëndetësor, Manastirliu: Heqje license spitaleve që nuk plotësojnë standardet

12:08 | 15/04/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Ndryshon ligji i kujdesit shëndetësor, Manastirliu: Heqje license spitaleve që nuk plotësojnë standardet

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu prezantoi projektligjin e ri të kujdesit shëndetësor në Komisionin e Shëndetësisë në Kuvend: Transparencë në vendimmarrje, krijohet Këshilli Kombëtar i Pacientëve dhe Këshilli Kombëtar i Shëndetësisë

“Institucioneve shëndetësore që nuk kalojnë pragun e standardeve bazë do të pezullohet aktiviteti”. Gjatë prezantimit të projektligjit të ri të kujdesit shëndetësor në Komisionin e Shëndetësisë në Kuvend, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu prezantoi ndryshimet në projektligjin e ri të kujdesit shëndetësor, i cili përcakton për herë të parë një lidhje organike mes procesit të akreditimit dhe licensimit të institucioneve shëndetësore publike dhe jopublike.

“Plotësimi i standardeve bazë të akreditimit do të jetë kriter për mbajtjen e licensës për ushtrimin e veprimtarisë së institucioneve shëndetësore. Pas marrjes së licencës, të gjithë aktivitetet private do t’i nënshtrohen procesit të akreditimit dhe plotësimit të standardeve bazë dhe në rast mosplotësimi të tyre do të revokohet licence”, deklaroi Manastirliu.

Duke prezantuar ndryshimet në ligjin e ri të kujdesit shëndetësor, Manastirliu tha se do të letë më shumë transparencë në vendimmarrjen e Ministrisë së Shëndetësisë me krijimin për herë të parë të dy organeve të rëndësishme këshillimore pranë Ministrit.

“Këshillit Kombëtar i Shëndetësisë dhe Këshilli Kombëtar i Pacientëve do të jetë pjesë e vendimmarrjes në hartimin e strategjive dhe programeve kombëtare të shëndetësisë, në ndryshimet ligjore dhe në përcaktimin e politikave prioritare shëndetësore”, tha Manastirliu.

Një tjetër ndryshim i rëndësishëm i ligjit të kujdesit shëndetësor lidhet me vendosjen për herë të parë të procesit të audidimit klinik, bazuar mbi protokollet klinike.

“Auditimi klinik dhe auditimi i praktikës mjekësore sipas protokolleve klinike është një proces i rëndësishëm për vlerësimin e cilësisë së shërbimit për pacientët në institucionet e kujdesit shëndetësor”, tha Manastisliu.

Duke vlerësuar frymën e transparencës në projektligjin e ri të kujdesit shëndetësor, Manastirliu tha se një ndryshimin tjetër i rëndësishëm që propozohet nëpërmjet këtij projektligji ka si qëllim të krijojë dhe të ruajë një sistem unik të informacionit shëndetësor.

“Me qëllim shfrytëzimin maksimal të të dhënave mjekësore nëpërmjet shkëmbimit të tyre, është e domodoshme që sistemet e informacionit shëndetësor në të gjithë ofruesit e shërbimeve shëndetësore, publike dhe jo publike të integrohen me sistemin e regjistrave elektronik të shëndetit, duke krijuar një platformë unike të sistemit shëndetësor”, tha Manastirliu.

Pas

U pranua si anëtari i ri i KLP-së, Vate Stakës i “refuzohet” prania në mbledhje

Para

IKMT kallëzon penalisht kryetarin e Bashkisë, kërkohen hetime edhe për disa drejtues të rëndësishëm 

Para
Unaza e Madhe/ Nis rrafshimi i 16 objekteve me madhësi të ndryshme

IKMT kallëzon penalisht kryetarin e Bashkisë, kërkohen hetime edhe për disa drejtues të rëndësishëm 

Discussion about this post

 



Të Fundit

Raporti vjetor i KLP, “gropa” në sistem, nga 341 prokurorë vetëm 220 në detyrë

Takimi mes ministrit të Jashtëm turk dhe atij rus, Fidan dhe Lavrov diskutuan për konfliktin mes Izraelit dhe Iranit

Zjarri shkrumbon 3 ha kullotë në Gjirokastër, rrezikohet një banesë

Konflikti i armatosur me Iranin, një tjetër kompani ajrore anulon fluturimet për në Izrael

IDF godet një avion iranian teksa po furnizohej me karburant në Mashhad

Rusia ia kthen Ukrainës trupat e edhe 1.200 të vrarëve, teksa luftimet vazhdojnë

Aksident në aksin Korçë-Kapshticë, përplasen dy makina, dyshohet për të plagosur

E rëndë në Dhërmi/ Goditet nga helika e skafit në plazhin e Gjipesë, plagoset turisti gjerman

Sulmet izraelite në Iran! Thellohet bilanci, shkon në 128 numri i të vdekurve dhe 900 i të plagosurve

“Unë arrita të ndaloj luftën Kosovë-Serbi dhe Indi-Pakistan”, Trump: Irani dhe Izraeli do të bëjnë marrëveshje, së shpejti do të kemi paqe!

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.