Pas negociatave me deputetët e opozitës së re, Faxweb mëson se Kuvendi ka ndryshuar formulën e ‘zgjedhores’.
Mësohet se Komisioni i Reformës Zgjedhore nga 18 anëtarë që ishte më parë, do të bëhet me 10 anëtarë, ndërsa kryetar do të jetë Damian Gjiknuri.
Ndërkohë që mësohen dhe emrat e deputetëve që do të përbëjnë këtë komision, me daljen nga Kuvendi të PD-së dhe të LSI-së prej disa muajsh tashmë.
Cilët do të jenë anëtarët e këtij komisioni:
Anëtarët e PS janë Damian Gjiknuri, Blerina Gjylameti, Bashkim Fino, Klotilda Ferhati dhe Alket Hyseni.
Anëtarët e opozitës së re të dalë nga listat e PD-së do jenë Rudina Hajdari dhe Andi Përmeti (Pjesë e Bindjes Demokratike)
Anëtarë nga grupi i Pavarur, Ralf Gjoni dhe Nimet Musaj.
Këto ndryshime pritet që të miratohen gjatë seancës së nesërme në Kuvend, ndërsa afati i komisionit parlamentar do të jetë deri në datë 28 nëntor, ku është përfshirë dhe ndryshimi i sistemit, që ka qenë një kërkesë e ngutshme e Rudina Hajdarit dhe Ralf Gjonit.
Bashkëkryetar i këtij Komisioni do të jetë Damian Gjiknuri dhe pritet ‘vëzhguesi’ nga PD, duke qenë se është lënë një ftesë e hapur, po që është refuzuar nga selia blu.
(E.K/FAXWEB.AL)