Partia Demokratike ka ridërguar kërkesën për leje për protestën e së nesërmes, në Policinë e Tiranës dhe ka kërkuar 4 orë leje për zhvillimin e protestës e cila do të nisë në orën 11:00.
Kujtojmë që PD në kërkesën e parë kërkoi leje për një afat të pacaktuar për zhvillimin e protestës, ndërsa tani kanë vendosur një afat 4 orësh. (B.H/Faxweb)