Këshilltari për mediat i presidentit Meta, Tedi Blushi ka konfirmuar edhe njëherë tjetër praninë e kreut të shtetit në Komisionin Hetimor parlamentar për shkarkimin e tij, ditën e hënë.
Postimi i Blushit:
Të dashur kolegë gazetarë që vazhdoni të më pyesni nëse do të shkojë apo jo Presidenti Meta në Parlament.
Ju konfirmoj me përgjegjshmëri maksimale se:
Ditën e hënë, Presidenti Meta në ora 09:59 do të jetë në Parlament.
Komisioni Hetimor ndaj Metës do të shqyrtojë punën e presidentit, veçanërisht pas shtyrjes së dekretit për zgjedhjet lokale të 30 Qershorit.
Pavarësisht përfundimit në të cilën do të dalë Komisioni, për të ndërmarrë vendimin final do të pritet opinion i Komisionit të Venecias, që do të mbërrijë javën e ardhshme në vendin tonë.
(E.K/Faxweb.al)