Sali Berisha ka kritikuar ashpër qeverisjen e kryeministrit Edi Rama, duke theksuar se në 12 vitet e tij në pushtet, ai nuk ka arritur të realizojë asnjë projekt të rëndësishëm për shqiptarët.
Berisha ka përmendur disa projekte ku ka pasur abuzime, si Tuneli i Llogarasë, Unaza e Madhe dhe shtrimin e rrugëve, duke akuzuar qeverinë për vjedhje dhe keqpërdorim të fondeve publike.
Ai ka thënë gjithashtu se Rama ka mashtruar qytetarët me premtime për ujë 24 orë dhe rritje pensionesh, ndërsa ka shtuar se kryeministri përzuri 45% të shqiptarëve nga vendi dhe ishte i pari në Evropë që vendosi sanksione ndaj Kosovës për interesa të Beogradit.
Sali Berisha: Në 12 vite qeverisje nuk u thotë dot shqiptarëve një arritje.
Nuk u thotë dot për Tunelin e Llogarasë sepse shkruhet 50 mln të vjedhura me një dorë, as për Unazën sepse 13 km e fundit i ndau në 14 kontrata, as rrasat e gurit që ka shtruar nëpër qytete sepse ka vjedhur me to 10 fishin e çmimit. Ka mashtruar shqiptarët me ujë 24 orë, por situata është më keq se kurrë. U premtoi rritje pensionesh, ndërsa tani thotë nëse rritet pensioni aq Shqipëria shkon ën katastrofë.
Në përfaqësojmë interesin kombëtar, ai përfaqëson njeriun që në 12 vite përzuri nga Shqipëria 45 përqind të shqiptarëve, njeriun e parë në Europë që i vuri sanksione Kosovës për llogari të Beogradit.