Edi Rama njofton se nuk do të ketë asnjë festë pasditen e sotme në sheshin “Skënderbej”. Ndonëse në një mesazh dërguar deputetevë socialistë mëngjesin e sotëm, ku ai shkruante se në orën 18:30 do ishte në sheshin “Skënderbej” për përqafimin e këtij momenti historik, ai sqaron se nuk bëhet fjalë për festë.
“Asnjë organizim asnjë detyrim asnjë festë sonte në 18.30 në sheshin Skënderbej për fjalën e fitores! Kush të dojë është i mirëseardhur.”, ka shkruar vetëm pak minuta më parë ai në rrjetet sociale.
Ndërkohë që në mesazhin për deputetët zbardhur këtë paradite, Rama shprehej: “Sot në orën 18:30 në sheshin Skënderbej, për përqafimin e këtij momenti historik, me të gjithë ata që duan dhe mund të na bashkohen nga Tirana e nga çdo qark. Rroftë Partia Socialiste e ShqipërisëRroftë Shqipëria.”
(XH.A/SHUPLAKA)
Discussion about this post