23:24 | 20/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

“Në 2005 Nano firmosi me kompaninë italiane për Skavicën”, Berisha: Nuk pranoja dot përmbytjen e tokave të Dibrës…

12:08 | 13/02/2022
në Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Në 2005 Nano firmosi me kompaninë italiane për Skavicën”, Berisha: Nuk pranoja dot përmbytjen e tokave të Dibrës…

Ish-kryeministri Berisha gjatë prezantimit të kandidatit për 6 marsin Premtim Kryemadhi në Peshkopi, u shpreh se ajo që po ndodh me Skavicën është e pajustifikueshme, duke u bërë thirrje dibranëve që me votën e tyre t’i japin fund denatyrimit të zonës.

Në fjalën e tij, Berisha tha se në 2005 ishte Fatos Nano(ish-kreu i PS-së) që firmosi me një kompani italiane për ndërtimin e Skavicës, duke theksuar se nuk kishte qenë dakort.

“Nuk mund të pranoja përmbytjen e tokave të Dibrës”-tha ai, teksa shtoi se kandidati i Ramës në Dibër duhet të dalë e të japë llogari para qytetarëve për shkeljet e bëra me ndërtimin e hidrocentraleve.

Pjesë nga fjala e tij

Berisha: Ju falenderoj, për besimin e madh që keni treguar ndaj PD dhe opozitës shqiptare. Vota juaj ka qene dhe mbetet fryzmëzim forca dhe energji për demokratët e Dibrës dhe mbarë Shqipërise, per demokracinë dhe revoluconin paqësor si dhe përmbysjen e narkoshtetit të kreut të meduzës Edvin Ramës dhe patericave të tij.

Kam nder të madh që jam sot ketu për të paraqitur njërin nga bijtë tuaj, mësuesin e fëmijëve tuaj, zyrtarin e ndershëm, Premtim Kryemadhin, i cili misheron krenarisht virtytet tuaja, ndershmërine dhe dashurine e pakufij për ju dhe Dibrën.

Të dashur miq në këto zgjedhje përballja është e madhe, përballet e shkuara ,përballet shteti i bazuar ne mafia dhe droge, përballet narkoshteti që nuk njeh dhe s’respekton votën. Përballet arroganca e një njeriu që ka trasheguar psikologjinë më të keqe të eterve të tij, një njeriu që mendon se me dibranet, durrsaket mund te beje cdo gje pa u marre pelqimin e tyre.

Do të krijojë një ndërmarrje për të larë paratë e tij të drogës dhe ka marrë dhe Lul Bravën. Po a merret një vendim i tillë pa pyetur asnjë qytetar.

Çfarë bëhet me ‘Sheshin e Flamurit’ në Vlorë? Po arroganca e etërve të tij e ka pushtuar në cdo qelizë, ai nuk pyet njeri. Po as Dibra nuk është përjashtuar, do të zhvendosë fshatra, shkolla, varreza. Të varrosë historinë e madhe të Dibrës! Nuk përmbytet kurrë Dibra! Në vitin 2005 Nano kishte firmosur me një kompani të madhe italiane, kontratën për ndërtimin e Skavicës, erdhi kompania dhe i thashë nuk e pranoj.

Nuk pranoja dot përmbytjen e tokave të Dibrës, por italiani ishte serioz dhe megjithëse kishte bërë kontratën me kryeministrin, më dha të drejtë.

Hajde të shtojmë prodhimin me burime të tjera. Kandidati i Ramës të dalë e të japë llogari njëherë.

(E.D/faxweb.al)

Pas

“Çojini dy gishtat, na paska marrë malli”/ “Shtëpia e lirisë” në Peshkopi, Kryemadhi: Ka ikur koha e kryetarëve që jetojnë në hotele

Para

Aksident në Kombinat/ Makina përplaset me motorin, shoferi dërgohet me urgjencë në spital

Para
Arrestohet punonjësi i policisë në Delvinë, akuzohet për shpërdorim detyre (EMRI)

Aksident në Kombinat/ Makina përplaset me motorin, shoferi dërgohet me urgjencë në spital

Discussion about this post

 



Të Fundit

“Rezultati do të mbetet në historinë e Shqipërisë”, Rama, mesazh socialistëve: Kokën lart, këtu nuk ka humbës, por vetëm fitues

Shefi i ushtrisë izraelite: Do të pushtojmë më shumë territor në Gaza

Zëdhënësi i OKB-së: Ende nuk janë shpërndarë ndihma në Gaza

Gjermani, shtohet dukshëm numri i sulmeve me thika

Kurti: Kandidatura e Haxhiut nuk tërhiqet, jemi të gatshëm për kompromise për qeverinë

Itali/ I proceduar më parë për drogë, 26-vjeçari shqiptar ridënohet për shitje kokaine! Në hotel i gjenden edhe 7 mijë euro cash

Emri/ Arrestimi i 38 personave për komplot në Venezuelë, mes tyre i riu shqiptar, ja roli i tij në bandën kriminale

Greqi/ Të dënuarit i vënë zjarrin Burgut të Korfuzit, mes tyre edhe shqiptarë! Shkak kushtet çnjerëzore dhe torturat(VIDEO)

Gjendet rastësisht pas 37 vitesh statuja e Jim Morrison që u vodh nga varri

Miliarda euro kredi për avionët Rafale, Serbia po armatoset kundër NATO me paratë europiane

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.