02:50 | 28/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Në 2017 i shiti tani i fali”, Andi Përmeti: Rama mundet me votë, tentuam të krijonim rivalitet në zgjedhje

17:12 | 19/07/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Në 2017 i shiti tani i fali”, Andi Përmeti: Rama mundet me votë, tentuam të krijonim rivalitet në zgjedhje

Deputeti i dalë nga listat e Partisë Demokratike, por që sot përfaqëson në Kuvend Bindjen Demokratike, Andi Përmeti, ishte i ftuuar në studion e lajmeve të Fax News.

Përmeti BD nuk pranoi të hynte në zgjedhjet  e 30 Qershorit por zgjodhi të hynte duke shtuar se kjo forcë politike ka shprehur sipas tij se ky process ishte i manipuluar.

“Ne tentuam të krijonim rivalitet, dhe e para ne nuk pranuam të hynim në garë por zgjodhëm. Për ne këto zgjedhje ishin të manipuluara, të vjedhura, të shtuara, pasi kanë votuar për njerëz që nuk kanë marrë pjesë në votime,  madje kemi dërguar edhe kërkesa në KQZ. Por nga ana tjetër, sot ato që i bojkotuan kanë humbur çdo pushtet duke e dhënë rezultatin dhe fitoren kundërshtarit në tavolinë. Ata e kanë një parashikuese, kanë Monikën, ata mund ti kishin disa pushtete, por ia dhanë Ramës”.

Përmeti tha se me këtë vendim opozita ka shkaktuar një dëm edhe për qytetarët që punojnë në administratat  e bashkive që drejtohen nga e djathta duke thënë se askush nuk mban më përgjegjësi për ta pavarësisht se Rama do ti largojë nga puna.

“Po ata që mbajnë njerëzit e familjes me bukë do të pastrohen nga Rama, kush mban përgjegjësi për këtë. Në 2017  Basha i shiti zgjedhjet tani i fali. Nuk mund të fitohet një betejë pa zgjedhje. Ky vend vuan shumë edhe nga ekonomia edhe nga morali, pasi me një shembull konkret mund t’ju them se juristë dhe konstitucionalistë të ndryshëm për derkretin e presidentit shfaqin qëndrime të ndryshme”.

Përmeti u pyet nga gazetari Enea Meksi se a mendonte se deputetët e rinj do mund të arrinin ta rrëzoni Ramën, pasi jenë në ato kushte që ishte opozita?

“Ti zgjedh rrugën për ta rrëzuar, ti përballesh në rrugë dhe në Kuvend. Ai është arrogant se ka votat, se në 2017, Basha bëri aleancë më Edi Ramën dhe  goditi LSI-në dhe PDIU-në”.

Kërkuat interpelancë me Ministren e Arsimit, si shkoi kjo nterpelancë?

“Në parim shkoi mirë, por duhet parë se si ministrja do ti përgjigjet kësaj. Ishte produktive, mirëpreas nga ju ftesën për t’ju thënë në Shtator në ia kam dalë apo jo. I gjithë diskutimi ishte se nuk mund të ndryshosh rregullat e lojës në mes të lojës sepse nxënësit janë parapërgatitur afërsisht. Rreth 10 mijë nxënësve ua dogjën arsimimin e lartë me ndryshimin e mesatares. Ajo ose bënte sikur nuk kuptonte, ose nuk kuptonte”, tha Përmeti për interpelancën me ministren e Arsimit, Besa Shahinin.

A keni ju deputetët e rinj imunitet?

“Aty kanë dalë deputetë nga subjekte të ndryshme, kanë secili mendimet dhe qëndrimet e veta. Por mbi gjithçka kjo opozitë është bashkuar nga domosdoshmëria për të ndryshuar sistemin zgjedhor”, tha Përmeti.

https://www.facebook.com/faxweb.al/videos/1302972943195584/

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Etiketa: Andi Përmeti
Pas

FOTO/ Krimi në familje që tronditi Durrësin, viktimën e çoi në spital djali i mitur 10-vjeçar

Para

“Nuk ka më pushtet gjyqësor”, gazetari e thotë hapur: Sot Maliqi është më i fuqishëm se ligji

Para
Samiti i Berlinit/ Kalaja: Propaganda e Ramës në kundërshtim me deklaratën e shteti gjerman

“Nuk ka më pushtet gjyqësor”, gazetari e thotë hapur: Sot Maliqi është më i fuqishëm se ligji

Discussion about this post

 



Të Fundit

Ministri i Jashtëm izraelit: Bota ka detyrim të ndalojë Iranin nga zotërimi i armës bërthamore

Republika Demokratike e Kongos dhe Ruanda nënshkruajnë marrëveshjen e shumëpritur të paqes në Uashington

Vuçiç u drejtohet studentëve protestues: Ultimatumi juaj nuk është pranuar

Trump flet sërish për Kosovën e Serbinë: Ishin gati për luftë të madhe, unë e ndala!

Zjarr i madh në Peshtan të Fierit, digjen rreth 400 dëngje bari dhe një stallë bagëtish(PAMJET)

Dronët ukrainas shkatërrojnë dy bombardues SU-34 në aeroportin rus

Kosovë, debat për votim të fshehtë/ Kandidatja për kryetare e kuvendit, Haxhiu: Nëse nuk marr 61 vota tërhiqem! Opozita njofton bojkot

Gjermania pezullon për 2 vjet ribashkimin familjar për refugjatët me status mbrojtjeje

124 mjekë të rinj specializantë nënshkruajnë kontratën me MSHMS, Koçiu: Do jeni dëshmitar të transformimeve në QSUNT

Trump kërcënon Iranin: Ju bombardojmë përsëri nëse vazhdoni programin bërthamor

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.