03:52 | 02/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

‘Në 8 Janar Edi Rama na sulmoi me urdhër të Beogradit’, Berisha: Ja kush e telefonoi 6 herë atë ditë. Lulzim Brava pronar i kompanive të basteve në Qipro

12:25 | 15/01/2022
në Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
‘Në 8 Janar Edi Rama na sulmoi me urdhër të Beogradit’, Berisha: Ja kush e telefonoi 6 herë atë ditë. Lulzim Brava pronar i kompanive të basteve në Qipro

Ish-kryeministri Sali Berisha, gjatë një takimi që po mban me demokratët e Lezhës, deklaroi se më 8 janar, demokratët u sulmuan me kërkesë të Beogradit.

Për të mbështetur këtë tezë, Berisha tha se në protestën e 8 Janarit, ai që ka telefonuar Ramën për të çuar policinë në godinën e PD-së ka qenë Baton Haxhiu, që sipas kryeministrit është i dërguar i Beogradit.

“8 janari është faqja më e zezë në 30 vite e një qeverie shqiptare. Më 8 janar, Edi Rama faktoi se ai me mënyrat e tij kriminale, ishte autori i vërtetë i pushtimit të shtëpisë sonë, shtëpisë së PD-së.

Nuk është problemi i një zyre, i një ndërtese. Këtu është problemi themelor: i zbatimit të vendimit të shumicës ndaj pakicës. Pa këtë parim nuk ka demokraci. Dhjetëra-mijëra demokratë shkuan për të zbatuar vendimin e tyre. Kuvendi Kombëtar ka votuar se selia e PD është ajo seli dhe ne shkuam të hymë në shtëpinë tonë.

Çfarë ndodhi? Edi Rama rrethoi Lulzim Bravën, pengun e tij, jo vetëm me 8 oficerë garde, me në krye komandantin e rojes së personaliteteve, por Edi Rama i pajisi ata me të gjitha mjetet e dhunës të një policie agresive.

Çfarë ndodhi? E shndërroi selinë e PD në një strofull krimi dhe kriminelësh, të cilët vendin e kishin në qeli dhe vetëm në qeli.

Çfarë ndodhi? Më 8 janar, në një skenar të parapërgatitur, ai vërsuli me kërkesa direkte nga Beogradi, të faktuara, hordhitë e narkobanditëve me uniformë, kundër demorkatëve paqësorë. E them këtë të Beogradit, sepse Baston Stanishiçi është Mugosha i ri në PS dhe në Shqipëri. Mugosha i ri, e ka marrë 6 herë në telefon Edi Ramën, pas urdhrave që i vinin nga Beogradi. Mbro Lul Bravën. Ai nuk e mohoi këtë kur ia përplasën përfaqësuesit tanë,” tha Berisha.

Gjatë këtij takimi Berisha ka lëshuar dhe akuza të tjera të forta ndaj Lulzim Bashës duke ‘zbuluar’ lidhjet e familjarëve të tij me disa kompani bastesh në vend të cilat u mbyllën ne një aksion të qeverisë vite më parë.

“Kur ndodhi vrasja në Bllok, Edi Rama vendos ndalimin e basteve. Të kujt ishin bastet? Ishin të Lul Bravës. Lul Brava i dërgon të dërguarin e tij special, Dushanin në Prishtinë, i tha hajde me vrap dhe më zgjidh problemin. Absolutisht. Ua ka thënë Edi Rama direkt, dy personave. U thotë se në Qipro, 80 përqind pronar i kompanisë ishte Lulzim Basha me emrin e të shoqes. Pra, e kuptoni ne se ku kemi qenë ne? Se kush na ka drejtuar?” tha Berisha.

Pas

Edi Rama mbledh të rinjtë e FRESSH dhe u mban leksion mbi politikën: Kush thotë nuk merrem, gënjen veten. Ju hyn në jetë pa autorizim

Para

‘Mos rrini larg politikës se do hani dynjanë’, Rama të rinjve: Si t’i zhvishja unë modelet në galerinë e arteve nëse do të ishim në diktaturë?

Para
‘Mos rrini larg politikës se do hani dynjanë’, Rama të rinjve: Si t’i zhvishja unë modelet në galerinë e arteve nëse do të ishim në diktaturë?

'Mos rrini larg politikës se do hani dynjanë', Rama të rinjve: Si t'i zhvishja unë modelet në galerinë e arteve nëse do të ishim në diktaturë?

Discussion about this post

 



Të Fundit

Aksident me fatalitet në Zvicër, humb jetën 16-vjeçari nga Kosova dhe një zviceran

Sllovenia vendi i parë i BE-së që ndalon tregtinë e armëve me Izraelin

Trump urdhëron dy nëndetëse bërthamore të zhvendosen afër Rusisë

Kamboxhia do ta nominojë Trumpin për Çmimin Nobel për Paqen

Një 9-vjeçare në Gaza humbet aftësinë për të ecur për shkak të urisë

Ylli i PSG në gjyq për përdhunim, rrezikon deri në 15 vite burg

Vuçiç pas dënimit të Dodikut: Serbia është në situatë të vështirë

Papunësia te njerëzit me ngjyrë në SHBA rritet në nivelin më të lartë që nga tetori i vitit 2021

Pas Spanjës dhe Gjermanisë/ Franca dërgon 40 ton ndihma humanitare nga ajri në Gaza

Shpërthen vullkani në Indonezi, kolona e hirit mbi 10 km e lartë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.