Një i ri shqiptar është dënuar me 10 muaj burg në Angli, pasi rreth 4 muaj më parë u kap duke drejtuar me dokumenta false një kamion, brenda të cilit u gjetën edhe 1.5 gramë kokainë.
Sipas mediave britanike, 22 vjeçari shqiptar Indrit Muslika u arrestua më 15 shtator të 2016-ës në Montgomery, gjatë një kontrolli rutinë të policisë.
Muslika I ka treguar policëve një patent false duke pretenduar se ishte shtetas portugez., megjithatë kur bardhë e blutë I kërkuan të fliste portugalisht ai nuk kishte ditur t’i përgjigjej.
Pasi një kontrolli të mëpastajshëm të kamionit, policët zbuluan edhe rreth 1.5 gramë kokainë.
I riu rrëfeu para trupit gjykues se në Shqipëri punonte si shofer autobusi, por kishte emigruar në Angli për një jetë më të mirë.
Gjykata vendosi që Muslika të qëndrojë 10 muaj në burg dhe pas përfundimit të dënimit, do t’i ndalohet qëndrimi në Angli për 3 vjet dhe do të deoportohet në Shqipëri. (D.D/Shuplaka)