Ish-shefi i Policisë së Vlorës, Jaeld Çela, ka kërkuar nga Gjykata e Krimeve të Rënda mbylljen e hetimeve ndaj tij.
Ndërsa ndodhet në arrati pasi dyshohet se është i përfshirë në trafik droge me bandën “Habilaj”, Çela kërkon mbylljen e hetimeve ndaj tij.
Mësohet se seanca e vendimit ndaj tij do të mbahet më 11 shkurt, ndërsa sipas shortit, më 6 shkurt pritet të shqyrtohet kërkesa e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, të bërë disa ditë më parë për të përfunduar hetimet.
Jaeld Çela ndodhet prej më shumë se një viti në arrati, ndërsa Krimet e Rënda kanë dhënë masën e sigurisë “Arrest me burg” për të.
(B.b/ Faxweb.al)