Reperi i njohur shqiptar, Arkimed Lushaj, i njohur me emrin e artit Stresi duket se po vjen me surpriza për fansat e muzikës së tij këtë shtator.
Në një lidhje live në facebook, Stresi paralajmëron se javën tjetër do të jetë në Tiranë, ndërsa koncertet do ti nisë nga Maqedonia e Veriut.
“Unë jam rrugës. Besoj që nga java tjetër do të jem në Tiranë. Do të shihemi shpejt, këngët janë gati. Këngët do ta dalin shumë shpejt, do të jem për çdo shtëpi, çdo qytet, Kosovë, Shqipëri por kësaj radhe do ta nis Koncertin nga Maqedonia, nga Kosova dhe pastaj do të zbres në Shqipëri. Ju përshëndes shumë të gjithëve”.
Teksa u kërkon falje fansave për vonesën në publikimin e e projekteve të reja, reperi paralajmëron se do ta “bombardojë” industrinë e muzikës me këngët e reja të albumit.
“Ju kërkoj ndjesë, e di që jam vonuar me projektet e radhës por kam pasur shumë punë. Tani do ta bombardojmë industrinë, do të nxjerrim këngët e albumit që nuk janë dëgjuar kurrë”.
Reperi Stresi është zhvendosur jashtë Shqipërisë që prej dhjetorit të vitit të shkuar, kur policia shqiptare e shpalli në kërkim pas protestave për vrasjen e Klodian Rashës.