“Sot familjet e viktimave na kanë dhënë një mësim të madh, edhe pse nuk është faji im, sot në emër të shtëtit unë kërkoj falje për atë që nuk ka mundur të bëjë vitet e fundit. Justifikimet janë gjithmonë një fjalë e rëndësishme”, kështu u shpreh presidenti i Dhomës italiane të deputetëve Roberto Fico gjatë ceremonisë mortore në Genova.
“Familjarët e viktimave na kanë kërkuar drejtësi dhe kjo është një kërkesë legjitime për ne që jemi shërbëtorë të Shtetit dhe që i shërbejmë të gjithë qytetarëve dhe ndaj duam ta pranojmë deri në fund, sepse kjo është detyra jonë për të sqaruar dhe të vënë drejtësinë në vend”, tha Fico.
“Të afërmit e viktimave janë njerëz me dinjitet dhe me një forcë të pabesueshme. Ata na kanë dhënë një mësim të madh. Në atë urë kishte njerëz të kombësisë, italiane, franceze, shqiptare, por edhe kolumbiane. Me shembjen e urës, e kuptojmë akoma më shumë, dhe duhet ta kujtojmë gjithnjë, që nuk ekziston kombësia, nuk ka dallime. Ne jemi të gjithë të njëjtë.”
(J.D/Faxweb.al)