21:16 | 26/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Në banesën e 31-vjeçares nga Mallakastra/ Si realizohej skema e grabitjes së karburantit nga dy kushërinjtë (DETAJE)

14:36 | 22/07/2018
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Në banesën e 31-vjeçares nga Mallakastra/ Si realizohej skema e grabitjes së karburantit nga dy kushërinjtë (DETAJE)

Ashtu si Boni & Klajdi nje shekull me pare ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes grabisnin bankat, një 31 vjeçare nga Visoka e Mallakastrës dhe një 22 vjeçar nga Belina e Patosit kishin zgjedhur të pasuroheshin duke vjedhur me armë pikat e shitjes së karburanteve.

Anna Malaj 31 vjeçe, nëna e një djali 12 vjeçar të lindur në Athinë, është ndaluar nga policia e Fierit si autore e dyshuar në vjedhjen me arme të 30 mijë lekëve në Levan dhe tentativën e grabitjes se dy karburanteve të tjerë në Fier e Mallakastër. Policia njoftoi se ajo bashkëpunonte me kushëririn e saj 22 vjeçar, E.G., i cili është shpallur në kërkim. Të armatosur me armë gjahu, gjatë muajit korrik, ata shkonin në oret e vona të natës në pika të ndryshme të shitjes se karburanteve dhe nën kërcënimin e armës u kërkonin punonjesve tu jepnin paratë.

“Të dy këta shtetas( Kushërinjë), nën kërcënimin e armës, në datën 02.07.2018, në Levan, kanë vjedhur një pikë karburanti ku kanë marrë shumën prej 30000 lekësh të reja. Në datën 07.07.2018, në Mallakastër, nën kërcënimin e armës kanë tentuar të vjedhin një pikë karburanti por pasi janë ndeshur me punonjësin e karburantit, janë larguar.

Në datën 15.07.2018, në lagjen “1 Maji” Fier, në bashkëpunim, duke kërcënuar me armë gjahu teke, kanë tentuar të vjedhin një tjetër pikë karburanti”, thuhet ne njoftimin e policise.

Familjarët e Anna Malajt, të kontaktuar në mënyre të drejtepërdrejtë nga Fax Neës nuk kanë preferuar të komentojne lidhur mbi ndalimin e 31 vjeçares. Ndërkohë, nga banorë të zonës është mësuar se prindërit e saj, Dilaveri dhe Shqiponja jetojnë e punojnë në Greqi. Rezulton se Anna me parë ka mbajtur emrin Jonida, por nuk dihen ende arsyet përse ajo e ka ndërruar identitetin e saj vitet e fundit. Mësohet se bashkëpunetori i Annes quhet Emiljano Grembi. Policia gjatë kontrollit në banesën ku jetonte 31 vjeçarja dhe në banesën e të riut nga fshati Belinë, ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, automjetin me të cilën shkonin për të kryer vjedhjet, 1 armë gjahu teke dhe 6 fishekë nje palë doreza dhe 4 targa mjeti të falsifikuara. Procedimi bdaj tyre ka nisur per veprat penale “Vjedhja me armë”, e kryer në bashkëpunim e mbetur në tentativë” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”.

https://www.youtube.com/watch?v=S8sKIMDtJ_k&feature=youtu.be

Skema e grabitjes së karburabtit në Levan të Fierit me datë 2 Korrik.

Sipas punonjësve të karburantit, Anna Malaj  dhe Emiljano Grembi kanë parkuar mjetin e tyre në anë të rrugës nacionale Levan-Fier, pranë pikës së karburantit. Kanë dalë të dy nga makina dhe kanë shkuar drejt ambjenteve të karburantit. 22 vjeçari me arme në dorë ka kërcënuar punonjësin dhe me pas ka shkuar në lokalin ku gjendej kasaforta të cilën e ka shkyer me dore dhe ka marrë gjithë paratë që gjendeshin aty. Sipas punonjësve të karburantit, i riu shoqerohej gjatë gjithë kohës nga një vajzë që sipas policisë është 31 vjeçarja e ndaluar , Ana Malaj.

(M.Q/Faxweb)

 

Etiketa: anna malaj
Pas

Hyri në det për të shpëtuar të fejuarën, mbytet 30-vjeçari në Velipojë (EMRI)

Para

Fluks automjetesh në doganën e Morinës, 25 mijë pushues në 24 orët e fundit

Para
Fluks automjetesh në doganën e Morinës, 25 mijë pushues në 24 orët e fundit

Fluks automjetesh në doganën e Morinës, 25 mijë pushues në 24 orët e fundit

Discussion about this post

 



Të Fundit

I dënuar për trafik droge dhe shfrytëzim prostitucioni, arrestohet 40-vjeçari shqiptar në Itali

14 kg drogë e fshehur në frigorifer, si u kap 52-vjeçari shqiptar në Bolonja

Britania dhe Jordania koordinojnë hedhjen ajrore të ndihmave në Gaza, shtohen thirrjet për njohjen e shtetit palestinez

“Na ka humbur vajza”/ Pushuesit nga Kosova ngrenë më këmbë policinë, gjendet pas disa orësh 9-vjeçarja në plazhin e Shëngjinit

Ministri Fidan pret në seancën inauguruese të Platformës së Paqes në Ballkan homologët e tij nga Ballkani

Shijak, flakët përfshijnë masivin pyjor në fshatin Shetel

Zjarre të shumta edhe në Kosovë, raportohen 29 vatra aktive në 8 orët e fundit

“Europa duhet të mbledhë veten”, Trump në Skoci: Emigracioni masiv po e dëmton kontinentin

Aksident i rëndë në afërsi të Tepelenës, përplasen dy makina, humb jetën rrugës për në spital fëmija 7-vjeçar

Nga portet e Europës tek bankat offshore/ Operacioni i SPAK ndaj rrjetit shqiptar të drogës, si u përdorën sistemi ‘Hawala’ dhe llogaritë në parajsa fiskale

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.