Një risi, e domosdoshme mund të thuhet, do të gjejë zbatim në Holandë. Në mbi 300 bankomate do të shfaqen fytyrat e fëmijëve të zhdukur.
Holanda është i pari vend në botë që iu është bashkuar nismës së Alert Vermist Kind dhe rrjetit ndërkombëtar Amber Alert, dy organizata që punojnë në zhvillimin e sistemeve paralajmëruese që synojnë të lehtësojnë kërkimin për fëmijët e zhdukur.
Kjo mendohet se do jetë një zgjidhje që mund të lehtësojë hetimet dhe të përshpejtojë gjetjen e të miturve.