Edhe pse me një diferencë të vogël votash, Fredi Beleri nga koalicioni “Bashkë Fitojmë” fitoi në bashkinë e Himarës.
Beleri i cili ndodhet në burg për blerje votash, ka reaguar në rrjete sociale ku shprehet se fitoi Himara dhe demokracia.
Beleri mori 3837 vota ndërsa Jorgo Goro i PS 3818 vota.
Deklaratë e Fredi Belerit:
“Demokracia fitoi! Himara fitoi! Mirënjohës për të gjithë ata që treguan burrëri. I mirëkuptoj të gjithë ata që terrorrizmi u mundua ti nënshtrojë. Sot nuk ka humbës dhe fitues, janë të gjithë qytetarë të Himarës dhe unë Kryebashkiaku i tyre dhe si i pari mes të barabartëve do të do të përparojmë së bashku që të bëhemi akoma më të fortë në mbrojtje të demokracisë dhe të Drejtave të Njeriut!” Fredi Beleri