17:47 | 06/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Në burg për përndjekje, 40-vjeçari: S’është e vërtetë, ishim të dashur, po s’donte familja e saj se kishim 20-vite diferencë

07:29 | 05/02/2018
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Në burg për përndjekje, 40-vjeçari: S’është e vërtetë, ishim të dashur, po s’donte familja e saj se kishim 20-vite diferencë

Madjel Husa është një nga 40 personat që kanë dalë para Gjykatës së Tiranës, si të pandehur për akuzën e përndjekjes ndaj një personi.

Fillimisht Madjeli u arrestua, më pas gjykata e la në arrest shtëpie për gati dy muaj, për t’u arrestuar sërish. Në fund, gjykata e dënoi me 2 vite burg.

Shumica e të pandehurve vitin e shkuar ishin përsëritës. Kurse Madjeli 40-vjeçar pretendon se nuk ka përndjekur askënd. Sipas tij, ai mbahet në burg sepse familja e vajzës kundërshton një histori dashurie për shkak të diferencës së moshës. Vajza është 20 vite më e re sesa ai.

Por prokurorja që mbështet versionin e familjes këmbënguli në proces se, Madjeli u arrestua pas denoncimit të ish-partneres si pasojë e kërcënimeve disamujore. Qëndrimi i akuzës u kundërshtua nga i pandehuri, i cili kujtoi se gjatë arrestimit të parë, për shkak se e dashura e kishte takuar edhe në burg, gjykata i kishte ndryshuar masën në arrest shtëpiak.

Sipas tij, historia mes tyre kishte vazhduar edhe gjatë arrestit në shtëpi. Por çifti ka pasur plot momente zënkash xhelozie. Madjel Husa deklaroi në gjyq se xhelozia mes partnerëve nuk është vepër penale.

“Ajo ishte super xheloze, e më merrte mua që të mos kisha mundësi të ulesha me koleget e mia”, tha Madjel Husa.

“I pandehuri ka qenë me masën e sigurimit arrest në burg nga Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, është lënë në arrest shtëpie nga Gjykata e Apelit. Pas kësaj periudhe, ata kanë vazhduar sërish marrëdhënien e tyre. Rasti është përsëritur”, tha Suela Salavaci, prokurore.

Gjykata nuk e konsideroi rrethanë lehtësuese, as faktin që gjatë arrestit shtëpiak të vendosur ndaj tij, vajza që e kishte kallëzuar kishte jetuar në të njëjtën banesë me të pandehurin./Tch

Etiketa: mandjel hysa
Pas

Gjithçka vendoset në minutat e fundit, Liverpool dhe Tottenhami japin spektakël

Para

Çanta e Klaudia Pepës kushton sa një gjysmë shtëpie (FOTO)

Para
Çanta e Klaudia Pepës kushton sa një gjysmë shtëpie (FOTO)

Çanta e Klaudia Pepës kushton sa një gjysmë shtëpie (FOTO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Shtetet e BE-së synojnë të ulin kompensimin për vonesat e fluturimeve

Izraeli paralajmëron më shumë sulme në Liban, nëse nuk çarmatoset Hezbollahu

EULEX-it i zgjatet mandati në Kosovë deri në vitin 2027

Zjarr në një banesë pranë qendrës historike të Vlorës

Pas sanksioneve të SHBA-së, BE ofron mbështetje për Gjykatën Ndërkombëtare Penale! Ursula von der Leyen: Institucioni duhet të jetë i lirë dhe pa asnjë presion

Operacioni “Ura”/ Autoritetet belge i dorëzojnë DIA-s së Barit shqiptarin e arrestuar më 21 maj, pjesë e 52 urdhërave për paraburgim

Trump emëron një ish-kopshtarin 22-vjeçar si kreun e Zyrës për Parandalimin e Terrorizmit, shkakton reagime të ashpra

Itali/ Shkatërrohet rrjeti i trafikantëve të drogës, 11 arrestime në Foggia. Në qendër të hetimit një shqiptar, furnizuesi kryesor i kokainës

BE i jep fund koncesioneve tregtare për Ukrainën

“Njerëzit shkojnë e vijnë në Shtëpinë e Bardhë”, këshilltari ekonomik i Trump për largimin e Musk: Ishte një punonjës me datë skadimi!

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.