00:25 | 12/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Në çadër, për 4 pyetje të shpejta me Nevila Xhindin: Çfarë mendon për vendimin e Metës (INTERVISTA)

13:55 | 05/04/2017
në Aktualitet, Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Në çadër, për 4 pyetje të shpejta me Nevila Xhindin: Çfarë mendon për vendimin e Metës (INTERVISTA)

Në çadër, për 4 pyetje të shpejta me Nevila Xhindin. Çfarë mendon sekretarja politike per shoqërinë civile në Partinë Demokratike për vendimin e kreut të LSI-së Ilir Meta. Meta deklaroi se nuk hyn në zgjedhje pa opozitën.

Si e pe vendimin e Metës?

Për mua ishte si  resume  e  të thënave të establishmentit politik të LSI-s  sa në ekrane dhe në takimeve gjithë këtyre ditëve, sidomos pas “shpërthimit”të ish-ministrit Manjani.  E vetmja risi ishte Meta që lexoi deklaratën, sepse deri në atë moment nuk ishte prononcuar vetë përsonalisht. Por Meta nëse nuk ka njëveprim konkret që e shoqëron këtë, dhe tashmë u bënë dy ditë, fjalët nuk më impresionojnë. Ç’domëthënë i “jap mandatet”? Kujt iajep? – ”Ia jap PD-së… por edhe nuk i jap.  Meta me këto ecejaket e vendimeve të tij përfundimisht nuk është i besueshëm.Vetëm veprimi e ndan nga fjalët e thëna e stërthëna…veprim se koha ikën e do ta lërë pas.

Po nëse do kishte shpallur koalicionin me Ramën dje, çfarë do mendoje? Si do ishte per ju?

Ne nuk kemi pritur e nuk presim koalicion me fjalët, legjitimisht Meta është në koalicion me Ramën dhe nuk do më bënte çudi që koalicioni të“refresh””/ridiskutohej, por në një tjetër dimension politik,  pas aq shumë konstestimeve politike të bëranga LSI për qeverinë Rama. Në fakt duket e çuditshme që edhe në bisedë t’i ndash nga njëri-tjetri, pasi ato bashkëqeverisën dhe ende bashkëqeverisin, kanë miratuar çdo ligj e reformë absurde dhe jo për interes të Shqipërisë( siç i pëlqen Metës ta thotë), kanë ngritur së bashku kartonat në parlament për reforma që ka cënuar e cënojnë të ardhmen sociale, ekonomike e mjedisore të këtij vendi.

Koalicioni Rama-Meta, ndan e bën hesape/pazare në këtë moment, ndërsa ne jemi krejt të qartë: zgjedhjet të lira që shqiptarët të përfaqësohen, të ndershme që shqiptarët të mos blihen dhe kjo ka një “koalicion”- Qeverinë Teknike!

Pra, një dritë në fund të tunelit?

Nëse arrihet qeveria teknike, shqiptarët futen në zgjedhje të lirë.Është një avantazh politik i qëndrueshëm për kohët e vështira që jeton Shqipëria, ku fatkeqësisht u jemi rikthyer “kronikave të zëza’  të Europës e raporteve të ndërkombëtarëve.

Ndërsa Partia Demokratike, përkundrejt “sinoptikanëve politikë”që e shihnin errët, është rritur dukshëm, është forcuar, është konsoliduar fryma jo vetëm brenda partisë, por është rritur mbështetja e qytetarëve, të cilët në fund të ditës përjetuan 46 ditë intensive ku frika u vra, dhe njerëzve iu shpalos alternativa politike për një Republikë të Re, shpresë në këtë vend.

Çfarë mund të ndodhë tani?

Ne do vazhdojmë në protestë dhe zgjidhja me qeveri teknike është afër, por unë besoj edhe zgjedhjet shtyhen.  (V.G/SHUPLAKA)

 

Etiketa: Bashamametanevila xhindiraxhindi
Pas

Zëvendësministri Shaqiri në OKB, vendoset bashkëpunimi për transportin hekurudhor me Malin e Zi

Para

Ministri Koka papritur futet në fushë dhe shënon gol (FOTOT)

Para
Ministri Koka papritur futet në fushë dhe shënon gol (FOTOT)

Ministri Koka papritur futet në fushë dhe shënon gol (FOTOT)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Vendimi i qeverisë/ Shqipëria dhe Serbia marrëveshje në parim për njohjen e sigurimeve shoqërore dhe përfitim të pensioneve

Gjendet i pajetë një 65-vjeçar në fshatin Xibër-Murrizë të Klosit, policia heton rrethanat

Riaktivizohet vatra e zjarrit në vendgrumbullimin e mbeturinave në Vlorë, në terren ndodhen forcat zjarrfikëse dhe mjete të rënda

Lista Serbe në ‘numërim mbrapsht’ drejt zgjedhjeve lokale në veri

Akuzat e rreme për vrasje në Serbi, Kosova në këmbë për lirimin e ish-efektivit Spahiu

SHBA/ Marinsat zbresin në rrugët e Los Angeles, urdhër për ndalim të protestuesve

Siguria në pikëpyetje, SHBA po përgatit planin për evakuimin e ambasadën e saj në Irak

“Nënat britanike duhet të pranojnë se bijtë e tyre do të vdesin për Finlandën”, Kuleba: Ndryshe nuk ka NATO!

“Rusia do ta testojë NATO-n”, Shefi i inteligjencës gjermane: Do dërgojë “të vegjlit e gjelbër” në Estoni

Kina humb “Dragoin e Egër”, avioni luftarak modern bie në xhunglën e Myanmarit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.