13:16 | 04/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Ekonomi

Në cilët sektorë shqiptarët janë më “dembelë” dhe në cilët më “punëtorë” (STUDIMI)

12:29 | 28/03/2017
në Ekonomi, Te Fundit, Te Gjitha
0
Në cilët sektorë shqiptarët janë më “dembelë” dhe në cilët më “punëtorë” (STUDIMI)

Punonjësit në hotele, bare – restorante, shërbim ushqimor nuk duket se e “justifikojnë” pagën e tyre, edhe pse ata mund të rezultojnë ndër më pak të paguarit.

Nga matjet që ka bërë INSTAT për produktivitetin në punë në Shqipëri, ka gjetur se punonjësit në sektorin e akomodimit dhe shërbimit ushqimor kanë produktivitetin më të ulët, të matur si raport i vlerës së shtuar me punësimin. Kjo konstatohet si te ndërmarrjet e mëdha, me më shumë se 250 punonjës, ashtu dhe te bizneset mikro, me 1 deri në 9 të punonjës.

Ndërsa më të papërtuar janë punonjësit e sektorit të ndërtimit, sidomos në bizneset e vogla dhe ata të nxjerrjes së naftës te sipërmarrjet e mëdha.

Në sektorin e akomodimit dhe restoranteve për mikrondërmarrjet (1-9 punonjës) produktiviteti i matshëm për punonjës është 279 mijë lekë në vit. Bizneset e tregtisë rezultojnë më eficiente, me një nivel produktiviteti për të punësuar prej 564 mijë lekësh në vit.

Edhe tek sipërmarrjet e mëdha, sektori i akomodimit dhe restoranteve ka një produktivitet prej 553 mijë lekë në vit. Më eficiente në këtë sektor janë bizneset me 25-249 punonjës, me produktivitet prej 705 mijë lekësh në vit.

Në fakt, produktiviteti i ulët në këtë sektor, më shumë se “dembelizëm” të punonjësve, reflekton vlerën e ulët të shtuar që ka akomodimi dhe restorantet, një biznes ky i preferuar për shumë shqiptarë. Një kërkim i mëparshëm i “Monitor” gjeti se shteti i dytë në botë pas Spanjës për numrin më të lartë të bar-kafeve për 100 mijë banorë. Teksa në vend kishte gjithsej 104 mijë biznese në fund të 2015-s, në mënyrë unike rreth 18% e totalit të bizneseve në Shqipëri janë bar-kafe dhe restorante. Sipas të dhënave të fundit të INSTAT , numri i bar-kafeve në Shqipëri në fund të vitit 2015 ishte 13,612. Me një popullsi prej 2.88 milionë banorësh, Shqipëria ka 473 bar-kafe për 100 mijë banorë. Shteti i vetëm në botë që na e kalon është Spanja, i cili renditet si vendi me numrin më të lartë të bar-kafeve në botë, në raport me popullsinë. Në Spanjë ka 270 mijë bar-kafe për 46 milionë banorë, apo 587 bar-kafe për 100 mijë banorë, shumë më i lartë se vendet e tjera, që në pjesën më të madhe kanë më pak se 200 bar-kafe për 100 mijë banorë, sipas statistikave globale.

Produktiviteti në ekonomi

Në tërësi, në ekonominë shqiptare, sipas INSTAT, produktiviteti i punës rezulton më i lartë në ndërmarrjet e mëdha me 250 edhe më shumë të punësuar, përkundrejt ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme.

Sipas aktiviteteve ekonomike, në NVM me 1-249 të punësuar, si dhe në ndërmarrjet e mëdha me 250+ të punësuar, produktiviteti më i lartë është te sektori i industrisë nxjerrëse. Ndërsa, produktiviteti më i ulët është te sektori i akomodimit dhe shërbimit ushqimor.

Nga analiza e nënndarjeve të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, për mikrondërmarrjet, sektori me produktivitetin më të lartë është sektori i ndërtimit, ndërsa sektori i akomodimit dhe shërbimit ushqimor ka produktivitetin më të ulët.

Për ndërmarrjet e vogla sektori me produktivitetin më të lartë është sektori i energjisë elektrike, ujit dhe menaxhimit të mbetjeve, ndërsa sektori i akomodimit dhe shërbimit ushqimor ka produktivitetin më të ulët. Për ndërmarrjet e mesme, sektori i industrisë nxjerrëse ka produktivitetin më të lartë, ndërsa sektori i energjisë elektrike, ujit dhe menaxhimit të mbetjeve ka produktivitetin më të ulët./ Revista Monitor

 

Etiketa: produktivitetshqiptarestudim
Pas

Gramoz Ruçi nuk i ndahet Fierit: Me apo pa LSI-në në koalicion, PS futet në zgjedhje

Para

Marina Fara shpall fejesën në ditën e lindjes, prezanton djaloshin që i rrëmbeu zemrën (FOTOT)

Para
Marina Fara shpall fejesën në ditën e lindjes, prezanton djaloshin që i rrëmbeu zemrën (FOTOT)

Marina Fara shpall fejesën në ditën e lindjes, prezanton djaloshin që i rrëmbeu zemrën (FOTOT)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Balla falenderon Andreas Schieder për raportin mbi Shqipërinë që u miratua sot në PE: Vendi ynë, udhëheqës ndër vendet kandidate për anëtarësim në BE

Kuvendi dështoi të konstituohet për herë të 26-të! Haxhiu: Nuk përjashtohet mundësia që zgjedhjet lokale e të përgjithshme të bëhen bashkë

Lideri i opozitës në Korenë e Jugut, Lee, fiton zgjedhjet presidenciale! Pritet ti japë fund krizës politike

Tragjike! Gjenden pa shenja jete tre motra të vogla, i dyshuari është babai i tyre

Përvetësoi padrejtësisht pronën dhe e shiti për të përfituar, Prokuroria e Tiranës sekuestron 9000m2 tokë arë në Fushë-Prezë

Ushtroi dhunë ndaj djalit të tij, procedohet 50-vjeçari në Fier

DVP Vlorë/Vijojnë kontrollet për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.

Theu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, arrestohet 31-vjeçari në Tiranë

Kombëtarja para Serbisë, Strakosha dhe Hoxha të ndarë! Portieri: E rëndësishme, por jo vendimtare! Sulmuesi: Vendos për Botërorin

“Hospitality Albania”, Rama: Rijetësim i rezidencave qeveritare në Vlorë e Velipojë në destinacione turizmi elitar

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.