Klevis Balliu ka bërë një paralajmërim të fortë nga Prokuroria e Tiranës ku ishte thërritur për akuzat e ngritura ndaj tij.
Balliu po floste për projektin e Unazës së Madhe, teksa tha se sot në darkë do të publikojë prova dhe dokumenta që sipas tij faktojnë se kush janë hajdutët e pronave.
“Sot në darkë do të shihni disa prova dhe dokumenta se kush janë hajdutët e pronave në Shqipëri. Sot në darkë, shumë shpejt do i shihni. Do jua tregoj unë. Qeveria ka gënjyer gjatë gjithë kohës dhe bregun e dytë dhe bregun e tretë. do rrafshohen të gjitha shtëpitë. fakti është që aty nuk ka projekt, njësoj sic është dh albania fantazëm. aty ka një zgjerim për të dnërtuar kullat këta oligarkë. PD është me shkëlzen sadikaj që në 12 ka gjyqin siç kemi qenë, do të jemi aty”, tha Balliu para gazetarëve pa preferuar të japë shumë detaje.
Avokati i tij Genc Gjokutaj tha se kjo është një formë presioni dhe sipas tij, nuk mund të marrësh të pandehur një komunitet të tërë.
“Kjo është një formë presioni dhe nuk mund të marrësh të pandehur një komunitet të tërë, ndërkohë që ata janë në të drejtën e tyre dhe ata nuk po sulmojnë institucuione. megjithatë ky merak që keni ju do ta shihni në sallën e gjyqit”, tha Gjokutaj.
(FAXWEB.AL)
Discussion about this post