Pas takimit që Donald trump zhvilloi me presidentin kinez Xi Jinping, gjatë bisedimeve në samitin e G20-së në Hamburg, Shtëpia e Bardhë publikoi deklaratat që Trump kishte bërë gjatë takimit me presidentin kinez.
Ky dokument i Shtëpisë së Bardhë, që iu dërgua gazetarëve, i referohej Xi Jinpingut si president i “Republikës së Kinës”, që i referohet Tajvanit, ndërkohë që Kina njihet zyrtarisht si si “Republika Popullore e Kinës”.
Fillimisht, Trump shkaktoi frikë në Pekin pas zgjedhjes si president, kur pranoi një telefonatë urimi nga presidenti tajvanez, Tsai Ing-ëen, pavarësisht se SHBA kishte ndërprerë marrëdhëniet diplomatike me ishullin që në vitin 1979.
Ndërkohë pas takimit me Trump, presidenti kinez tha se “kërkoj që të bashkëpunojmë me amerikanët”, ndërkohë që javën e kaluar tha se “marrëdhëniet mes dy vendeve janë prekur nga faktorë negativë”, u shpreh ai. (S.SH/Shuplaka)