15:26 | 13/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

”Ne dhe ata”, zbulohet kujt ia kopjoi Rama fjalimin për nisjen e fushatës (Dikur e kishte mik, sot…)

15:27 | 02/06/2019
në Aktualitet, Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
”Ne dhe ata”, zbulohet kujt ia kopjoi Rama fjalimin për nisjen e fushatës (Dikur e kishte mik, sot…)

Kryeministri Edi Rama nisi dje fushatën për zgjedhjet lokale të 30 Qershorit, në një situatë aspak të zakonshme ku PS garon e vetme në pjesën më të madhe të bashkive. E megjithatë Rama nuk i kurseu kërcënimet në drejtim të opozitës, duke thënë që do të ishte mirë që ata të mos luanin me zjarrin, dhe të mos provokonin.

Nëse analizon me kujdes fjalimin e mbajtur nga Rama, duket se ai është frymëzuar nga miku i tij i dikurshëm, lideri i “Vetëvendosjes”, Albin Kurti. Mënyra se si Rama është shprehur duke përdorur në formë krahasimi në mënyrë të përsëritur përemrat vetorë “ne” dhe “ata” është e njëjtë me mënyrën si Albin Kurti u shpreh në fushatën e vitit 2013 në Kosovë.

Pjesë nga fjalimi i Ramës dje:

Ata kanë një problem, janë pak, ne kemi një avantazh jemi shumë. Ata janë dembelë, dhe të paaftë për të drejtuar, ne jemi punëtorë e të përkushtuar në drejtim. Ata janë frikacakë, dhe të alarmuar nga reforma në drejtësi, ne jemi guximtarë e të vendosur ta bëjmë këtë vend shtet ku drejtësia është një për të gjithë e të gjithë janë të barabartë para drejtësisë.

Pjesë nga fjalimi i Albin Kurtit në vitin 2013:

Ata bëjnë pazare. Ne bëjmë demonstrata.
Ata kanë klientë. Ne jemi qytetarë.
Ata janë pronarë. Ne jemi prodhues.
Ata janë zaptues. Ne jemi çlirues.
Ata janë imitues. Ne jemi krijues.
Ata kanë lojëra fati. Ne jemi fati që nuk luan.
Ata duan principatë. Ne duam Republikë.
Ata duan ndarje. Ne duam bashkim.
Ata duan më shumë prona. Ne duam më shumë vende pune.
Ata duan privaten. Ne duam publiken.
Ata janë materialistë. Ne jemi idealistë.
Ata janë të korruptuar. Ne jemi të pakorruptueshëm.
Ata duan të sundojnë. Ne duam të qeverisim.
Ata shpenzojnë. Ne do të investojmë.
Ata janë përfaqësimi formal me vendimmarrje informale. Ne jemi pjesëmarrja përmbajtësore me vendimmarrje demokratike.
Ata kanë xhipa. Ne duam trotuare.
Ata kanë vëllezër e kushërinj. Ne kemi shoqe dhe shokë.
Ata kanë gurthyes. Ne kemi libra.
Ata duan heshtje. Ne jemi zëri.
Ata kanë parti që ngecin. Ne jemi lëvizja që ecën.
Ata duan të frikësojnë. Ne gjithmonë guxojmë.

Ata do të humbin. Ne do të fitojmë!

Albin Kurti
1 Nëntor 2013

 

Pas

Keni fituar Lotarinë Amerikane? Ja çfarë arsimi duhet të kenë aplikantët për t’u kualifikuar

Para

A ka ndikim rus në Shqipëri? Sekretari i NATO-s jep mesazhe të forta në krah të Ramës

Para
A ka ndikim rus në Shqipëri? Sekretari i NATO-s jep mesazhe të forta në krah të Ramës

A ka ndikim rus në Shqipëri? Sekretari i NATO-s jep mesazhe të forta në krah të Ramës

Discussion about this post

 



Të Fundit

Murtaja e dhenve, 263 bagëti të infektuara në Skrapar, karantinohen dy ferma

Netanyahu sfidoi Trump/ Presidenti i SHBA i kishte kërkuar të mos sulmonte Iranin

Sulmet izraelite, Irani konfirmon vrasjen e të paktën gjashtë shkencëtarëve bërthamorë

Frikë nga hakmarrja e Iranit, Izraeli mbyll ambasadat në të gjithë botën

Çmimet globale të naftës rriten ndjeshëm pas sulmit të Izraelit ndaj Iranit

“Beci i pandehur nga SPAK”, Berisha: U përdor për vjedhje nga mazhoranca, tani e flakin

Strategjia e ‘këputjes së kokës’: Si Izraeli po eliminon figurat kyçe iraniane

Jazexhi: Shqipëria në shërbim të Izraelit, strehon muxhahedinët që sulmojnë Iranin

Shtyhet për të martën seanca për Erion Veliajn, ja cila është arsyeja

Olsi Jazexhi në Fax News: Lufta mes Izraelit dhe Iranit e paralajmëruar prej kohësh

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.