Jo rrallëherë mënyra sesi kandidatë të ndryshëm e ndërtojnë retorikën e tyre në të folurën publike ndikon shumë edhe në karrierën e tyre apo vendimet e votuesve. Edhe Donald Trump në fillimet e fushatës së tij pakkush do ta mendonte fitues. Po ja që komunikimi i tij shpeshherë i bazuar edhe te frika dhe te madhështia e kombit amerikan, bëri që ai të zgjidhej presidenti i 45-të i SHBA-ve.
Gjatë inagurimit të tij dje, si Presidenti më i ri i SHBA-ve përmendi 45 herë shprehjen “ne populli amerikan”, dhe ju referua vetem 3 here vetes së tij.
Ndërsa Obama ju referua 75 here vetes gjatë fjalimit te tij . Me saktesisht : permendi 33 herë fjalën “unë”, 20 herë fjalën “e imja” 10 herë fjalen “mua” dhe 12 herë fjalët “unë jam” dhe “unë kam”.
Diferenca këto që tregojnë shumë jo vetëm për inidividët që kanë mbajtur fjalimet, po edhe për stategjitë e marrjës së pushtetit. (E.K/SHUPLAKA)