Ish-kryeministri Berisha ka denoncuar në një reagim në rrjetet sociale abuzimet me çmimet në Dhërmi. Sipas qytetarit dixhital në Dhërmi nuk shkon asnjë makinë tatimorësh në mënyrë që të kontrollojmë bizneset.
Në fakt edhe më parë ka pasur denoncime në lidhje me shifrat që detyrohen të paguajnë pushuesit në brigjet e jugut shqiptar.
Pushuesi dixhital denoncon:
Absurditetin e çmimeve ne Dhermi ne kete sezon turistik.
Lexoni mesazhin e tij. sb
“Dhermi, ky katund me kaq shume pretendime duhet refuzuar ne menyre kategorike ose shteti duhet te luaj rolin e tij ne kete katrahure cmimesh dhe ku te gjithe e kane tangerllekun qe te mos te te begenisin fare me kupon tatimor.
Kjo industri duhet sabotuar ne menyre urgjente per ti dhene fund cdo lloj abuzimi qe behet me qytetaret. Cdo artikull eshte me 3 – fishin e cmimit normal. E tmerrshme, ku ne pikun e sezonit nuk sheh asnje makine apo agjent terreni te tatimeve. Kohe absurde, ku per show mediatik terhiqen zvarre plaka e pleq qe shesin domate ne rruge e nuk len televizione pa thirrur, nderkohe qe ketej behet kerdia.
(E.K/SHUPLAKA)