Moderatorja e dashur Floriana Garo prej kohësh është zhvendosur në Zvicër, ku pranë partnerit të saj ka filluar një jetë të re.
Po ashtu prej mujash Floriana është duke shijuar muajt e pritjes së ëmbël pasi shumë shpejt do të bëhet nënë e një vajze.
Sot është një ditë e rëndësishme për moderatoren pasi babai i saj sot feston ditëlindjen. Bashkë me foton e publikuar ajo i ka dedikuar dhe disa rreshta të atit:
“Gëzuar ditëlindjen babi im. Gjithmonë një inspirim, ai më bën të ndihem shumë krenare që jam vajza e tij.”
Dhe nëse sheh me vëmendje foton kuptohet lehtësisht që bukuria e Florianës është e trashëgueshme pasi edhe i ati i saj ka një pamje për t’u admiruar.
(E.K/Faxweb)