10:33 | 02/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Në ditën e Heshtjes Zgjedhore/ Flutura Açka zbulon bisedën me patronazhisten: “Rilindja” mavi e rruspi të përndjek edhe në shtëpi

19:44 | 13/05/2023
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Në ditën e Heshtjes Zgjedhore/ Flutura Açka zbulon bisedën me patronazhisten: “Rilindja” mavi e rruspi të përndjek edhe në shtëpi
Flutura Açka me anë të një postimi në Facebook, a ndarë me ndjekësit një ngjarje që i ka ndodhur ditën e sotme.

Açka tregon se edhe pse ndodhemin në një heshtje zgjedhore, në derën e banesës i ka trokitur një zonjë e cila i kishte bërë edhe disa pyetje. Açka e konsideron një patronazhiste gruan në fjalë, i ishte ankuar se disa nga banorë i kishin thënë ‘komuniste’.

Në postimin e saj ajo ka zbardhur detaje nga biseda, ku dhe shprehet se “Jam e sigurtë, sepse nuk u ngjit më lart në dyert e tjera, edhe pse kishte edhe pesë kate për anketën e saj. Fundja po bënte punën e shtetit.”

Postimi i Plotë
“Rilindja” Mavi e Rruspi të përndjek edhe sot deri në shtëpi
Tek bëhesha gati disa minuta më parë të dilja nga shtëpia për t’u nisur për në Elbasan, ra zilja e derës. Një grua, e cila më njohu sapo më pa, u step pak nga përtej pragut.
“Këtu jetokeni ju?”
“Po, ka ndonjë problem?”
Kishte ardhur për një anketë publike, por nuk e bëri anketën. Vetëm shkarraviti mbi ca letra që mbante në dorë. U ankua se disa banorë e kishin pritur keq, i kishin thënë: “Ik moj komuniste!”
Folëm edhe për politikën dhe nuk ishte e nevojshme t’i tregoja se për kë kandidat për kryetar bashkie dhe kë parti do të votoja. Shpërvoli buzët dhe tha një shprehje disi raciste, që vërtet më kujtoi veten time nën diktaturë, kür edhe pse isha lindur e rritur vetë, madje edhe ime më, në Elbasan, thirresha jabanxheshë. Ajo kohë që ma kujtoi gruaja e beftë te porta, ashtu ishte.
“Po pse të shtunën po e bën këtë punë?”
“Se nuk e mbarova dot gjatë javës.”
Po ma tregonte mua administratën shtetërore që edhe gjatë javēs nuk është se të këput me punë, që të punojë fundjavave. Shtypi ashensorin dhe zbriti duke këmbëngulur që të mos e respektoja aq shumë duke pritur që ajo të ikte. Në fakt nuk po respektoja atë, por vajzën e saj të vogël e të brishtë që e tërhiqte me vete gjatë patronazhimin të orëve të fundit që po bënte.
Do të thoni: Ku je kaq e sigurtë që po patronazhonte?
Jam e sigurtë, sepse nuk u ngjit më lart në dyert e tjera, edhe pse kishte edhe pesë kate për anketën e saj. Fundja po bënte punën e shtetit.
Takimi me një ”armike” si unë mund t’i prishte punë asaj, anketës së saj dhe mavisë së saj të zbardhur nga djallëzia ndaj shqiptarëve edhe në një ditë heshtjeje elektorale.
Ajo ishte vetëm mekanizmi i kontrollot të votave dhe kujtesës së ca qytetarëve se kenë kujdes kë votojnë nesër! Truri diabolik projekton diku, mbase duke shpërdoruar edhe sot taksat e shqiptarëve.
Vëllai i madh, lëri shqiptarët të lirë të votojnë! Atëherē do ta shohësh sa të vlen lëkura.

Pas

38 kandidatë nën hetim, Celibashi sqaron: Nëse ndonjë do të jetë në kushtet e ndalimit, humbet mandatin

Para

Bledi Mane ‘hap thesin’, ja çfarë ndodhi në të vërtetë mes Luizit dhe Kiarës në post BBV

Para
Bledi Mane ‘hap thesin’, ja çfarë ndodhi në të vërtetë mes Luizit dhe Kiarës në post BBV

Bledi Mane ‘hap thesin’, ja çfarë ndodhi në të vërtetë mes Luizit dhe Kiarës në post BBV

Discussion about this post

 



Të Fundit

Berisha publikon skandalin: Vetorët e Edi Ramës pranuan një dokument të falsifikuar të Irenës me 5 mbiemra

I dënuar në Angli për prodhim dhe shitje lëndësh narkotike, i sekuestrohen pasuritë në Shqipëri

Sot seancë plenare/ Kuvendi i Kosovës në përpjekjen e 25-të për konstituim

Aksidenti tragjik në Vlorë/ Kush janë dy të rinjtë që ndërruan jetë pas përplasjes me motor

Afera Partizani/ Berisha në SPAK me një grup militantësh: Seksion i kartelit Troplini! Sot në GJKKO edhe shorti për trupën gjykuese

Chelsea nuk e konsideron, Armando Broja ofertë nga klubi i ligës së dytë

Postimi kundër vajzës së Melonit! Profesori: Ishte gabim “i sugjeruar” nga ChatGPT. S’po dal nga shtëpia

Sot seancë plenare/ Kuvendi i Kosovës në përpjekjen e 25-të për konstituim

I dënuar në Angli për drogë, Prokuroria e Tiranës sekuestron pasuritë e pajustifikuara të ‘bosit’ në Shqipëri, në ‘rrjetë’ edhe biznesi i makinave

“Rrjeti i Merimangës”, Ukraina godet bazat ajrore të Rusisë në një operacion të guximshëm ushtarak

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.