07:17 | 30/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Në Ditën Kombëtare të Diasporës, Spiropali priti anëtarët e Këshillit Koordinues të Diasporës

12:45 | 18/12/2024
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Në Ditën Kombëtare të Diasporës, Spiropali priti anëtarët e Këshillit Koordinues të Diasporës

Sot, në Ditën Kombëtare të Diasporës, Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, priti anëtarët e Këshillit Koordinues të Diasporës: Kryetarin Mark Gjonaj dhe anëtarët Lazim Destani, Emina Cunmulaj, Rosario Petta, Anxhela Paparizo, Ira Londo, Drita Gjongecaj, Mirela Mezani, Vaxhid Sejdiu, Ardian Lekaj, Besmir Rrjolli, Anila Hyka Smorgrav,  Sezar Jakupi, Brikena Muharremi, Ermal Sulaj.

Spiropali u shprehu anëtarëve të Këshillit mirënjohjen për përkushtimin e tyre me pasion e zemër, me fuqi dhe energji intelektuale e shpirtërore  për fuqizimin e bashkëpunimit të komuniteteve të Diasporës me Shqipërinë.

Spiropali dhe anëtarët e Këshillit diskutuan mbi kushtet ligjore për mundësinë e votimit të anëtarëve të Diasporës nga vendet ku jetojnë, të cilat u krijuan  pas ndryshimeve në Kodin Zgjedhor. Tashmë po zgjidhen edhe modalitetet teknike të realizimit të këtij procesi dhe Kuvendi e Këshilli do të bashkëpunojnë për organizimin e fushatave ndërgjegjësuese që kjo e drejtë politike e fituar të ushtrohet nga sa më shumë pjestarë të Diasporës.

foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri

U diskutua gjithashtu edhe mbi rritjen e kontributit të Diasporës dhe të potencialeve të saj financiare, njerëzore e sociale në zhvillimin e Shqipërisë si edhe mbi bashkëpunimin për krijimin e mundësive për mësimin e gjuhës shqipe për fëmijët e lindur në vendet pritëse, duke përdorur edhe format e mësimit online. Investimi për gjuhën shqipe, si përbërës i identitetit dhe faktor i bashkimit të shqiptarëve, do të jetë një prioritet i bashkëpunimit të Kuvendit me Këshillin Koordinues të Diasporës.

Pas

Berisha: Drejtësia nën ndikim politik, kush flet kundër Ramës shkon në burg si Salianji e Meta! Paraburgimet janë plotë

Para

Shkrumbohet një tjetër banesë në Kolonjë, detajet e para

Para
Shkrumbohet një tjetër banesë në Kolonjë, detajet e para

Shkrumbohet një tjetër banesë në Kolonjë, detajet e para

Discussion about this post

 



Të Fundit

Vengu: Brenda vitit 2026 do kemi municione “Made in Albania”

“SHBA-të nuk e njohin qeverinë e Edi Ramës”, gazetari Almer Toska: Opozita duhet të bëhet opozitë e vërtetë

“Grusht shteti gjyqësor”, Administrata Trump reagon ashpër ndaj vendimit të gjykatës

Ambasadori Antonini: Italia mbështet integrimin e Kosovës në BE e NATO

Itali/ Një 27-vjeçar shqiptar kapet me rreth 1 kg drogë dhe euro cash, i gjendet edhe një pushkë me dylbi e vjedhur

Aksident në Lin–Pogradec, automjeti përfundon në korsinë e biçikletave

Forcim i partneritetit strategjik, Rubio takohet me homologun maqedonas

Ukraina përdor për herë të parë “dronin nënë” me inteligjencë artificiale

“Jemi kundër politikave pushtuese!” Mesazhi i qartë i Amerikës për Ballkanin dhe për liderët

Diplomatët në manastirin e Zvërnecit, ambasadorët e akredituar në vendin tonë vizituan një prej veprave bizantine

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.