Modelja e njohur Trejsi Sejdini, e cila njihet si “gangsterja” e Elbasanit për shkak të sherreve të saja në të kaluarën është shumë aktive në rrjetin social Instagram.
Modelja publikon foto provokative por dhe deklarata të cilat nuk kalojnë pa u komentuar nga ndjekësit e saj.
Së fundmi, Trejsi po i kalon ditët e fundit të vitit e mërzitur duke udhëtuar me taksi. Kjo pasi siç ka bërë të ditur vetë bukuroshja policia i ka hequr patentën.
Trejsi ka postuar një video në orët e vona ku shfaqet duke udhëtuar me taksi dhe shkruan se policia ia ka hequr patentën, teksa ka vendosur edhe një emoji të mërzitur për këtë fakt.
Discussion about this post