Një person humbi jetën mbrëmjen e sotme në Durrës pas të shtënave me armë zjarri, ndërsa djali i tij është i plagosur në spital. Viktima është Armando Baboçi 39 vjeç, ndërsa i plagosur në spital është i biri Erald Gjini 19 vjeç, djali ka ndryshuar mbiemrin.
Policia po ashtu ka njoftuar se në spital ka mbërritur i plagosur edhe një person tjetër me iniciale E.T, për të cilën grupi hetimor po punon për sqarimin nëse ka lidhje me këtë ngjarje.
Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e sotme në një lokal në Durrës, ku sipas policisë pas një konflikti me mjetë të forat e më pas me armë zjarri kanë mbetur të plagosur shtetasit Armando Baboci 39 vjeç, i cili ndërroi jetë në spital dhe Erald Gjini 19 vjeç, djali i tij.( Ky i fundit ka ndërruar mbiemrin)
Policia njoftoi po ashtu se ka shoqëruar 6 shtetas dhe mes tyre është autori i ngjarjes, por nuk jepen të dhëna për shkak të hetimit.
Fax News ka siguruar edhe pamjet e vendit të përplasjes mes personave ku shihet se jashtë ambienteve të lokalit është krijuar një kaos total.