00:06 | 16/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Ne Edin e kishim shok bashkë me Palokën”, shkrimtari i njohur tregon ku u ‘ndanë’ rrugët: Zgjodhi të rrijë me…

15:33 | 14/02/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
FOTO+VIDEO/ Çfarë ndodhi në Kuvend, si u përlye Rama me bojë

Seanca parlamentare e ditës së sotme, nuk ka shkuar pa incidente, ndërsa nënkryetari i Parlamentit, Edi Paloka, pas fjalëve tallëse që kryeministri përdori ndaj Bashës, por edhe pas gjesteve të një jave më parë të bëra ndaj tij, zgjodhi që ta spërkasë me bojë.

Kjo ka sjellë një sërë reagimesh, ndërsa në Kuvend, kryetari Gramoz Ruçi, kërkoi nxjerrjen e tij jashtë seance, e më pas byroja vendosi përjashtimin e tij me 10 ditë nga punimet parlamentare.

Por në vazhdën e reagimeve është edhe shkrimtari i njohur Rudi Erebara, i cili me anë të një postimi në rrjetet sociale i del në krah Palokës, ndërsa shprehet: “Ne Edin e kishim shok, bashkë me Edi Palokën. Ne Edin e kishim shok përpara 28 vjetësh edhe e donim. E donim sepse ashtu turbull të gjithë mendonim se me lirinë të gjitha do të bëheshin mirë. Ashtu në formimin e cungët njerëzor, si mbijetues pos diktaturë.”

Sipas Rudi Erebarës, sot Paloka tregoi me këtë gjest gazetari, se nuk ka më kuptim të harxhohet bojë.

“Sot, boja blu e shkrimit, që Paloka, nënkryetari i Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, i tha me një copë shiringë të gjitha, kur i ra Ramës. Ishte bojë e stilografit të gazetarit Paloka. Titullar për vite në gazetën Rilindja Demokratike. I ra Ramës, si Pollock-u. Edvini duhet ta vlerësojë lart këtë dashuri njerëzore që tregoi Edi Paloka.
I tha Ramës si Kryeministër, të gjitha fjalët e sakta që nuk dëgjon si institucione. Edhe na ktheu ne që ishim atëherë njëlloj kur ishim shokë me aspirata demokratike, pavarësisht statusit që kishin familjet tona.
Sot Edi Paloka na tha të gjithëve me një gjest gazetari se nuk ka më asnjë kuptim më të harxhojmë bojë. Këtë ia tha edhe kryeministrit Rama. Nuk ka më fjalë. Nuk ka më llogjikë kjo që ka ndodhur. I tha : të bëra me njollë se ti je me ata!”, – shkruan Erebara, ndërsa shton: “Edhe ne nuk kemi qenë kurrë me ATA!. Ata janë krimi. Sigurimi. Droga. Injoranca. Provincializmi. Pushtimi. Kthimi mbrapa. Dashuria për diktaturën dhe Enver Hoxhën.”

Në përmbyllje të shkrimit të tij, shkrimtari shprehet: “Edi Paloka tha: Rama është i kapur edhe nuk është më shok me ne, siç ishim atëherë. Është i pashpëtueshëm sepse nuk do vetë të shpëtojë as si kryeministër.
Nuk do vetë, sepse ka zgjedhur të rrijë me një shoqëri që ne, 30 vjet mëparë kur ishim keq shumë, e refuzuam. Ai e zgjodhi edhe vazhdon ta mbajë”.

Për Erebarën, gjesti i Palokës sot tregoi një Paralament të madhe të kohës së Zogut.

“Gjesti i Edi Palokës sot më kujtoi një parlament të madh si parlamenti i kohës së Zogut. Të përshëndes Edi Paloka”, – përfundon Erebara.

(B.B/ Faxweb.al)

Pas

FOTO/ Daljet e rralla të Fatos Nanos, shfaqet ‘papritur’ për ditën e Shën Valentinit

Para

Në prag të protestës Ambasada Amerikane bën thirrje: Refuzoni dhunën

Para
Ambasada Amerikane thirrje gjyqtarëve dhe prokurorëve: KLGJ e KLP duhen ngritur këtë jave

Në prag të protestës Ambasada Amerikane bën thirrje: Refuzoni dhunën

Discussion about this post

 



Të Fundit

Raporti vjetor i KLP, “gropa” në sistem, nga 341 prokurorë vetëm 220 në detyrë

Takimi mes ministrit të Jashtëm turk dhe atij rus, Fidan dhe Lavrov diskutuan për konfliktin mes Izraelit dhe Iranit

Zjarri shkrumbon 3 ha kullotë në Gjirokastër, rrezikohet një banesë

Konflikti i armatosur me Iranin, një tjetër kompani ajrore anulon fluturimet për në Izrael

IDF godet një avion iranian teksa po furnizohej me karburant në Mashhad

Rusia ia kthen Ukrainës trupat e edhe 1.200 të vrarëve, teksa luftimet vazhdojnë

Aksident në aksin Korçë-Kapshticë, përplasen dy makina, dyshohet për të plagosur

E rëndë në Dhërmi/ Goditet nga helika e skafit në plazhin e Gjipesë, plagoset turisti gjerman

Sulmet izraelite në Iran! Thellohet bilanci, shkon në 128 numri i të vdekurve dhe 900 i të plagosurve

“Unë arrita të ndaloj luftën Kosovë-Serbi dhe Indi-Pakistan”, Trump: Irani dhe Izraeli do të bëjnë marrëveshje, së shpejti do të kemi paqe!

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.