14:09 | 25/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

”Në emër të Popullit, vdekje popullit! Do ketë zgjedhje, s’do ketë zgjedhje?! Flitet për gjithçka po jo për njerëzit”

09:34 | 22/04/2017
në Aktualitet, Te Fundit, Te Gjitha
0
Pordh-halet që po ndotin publikun me lajme fiktive

Nga Denis Dyrnjaja*

Në emër të Popullit, vdekje popullit!

Erdhën ndërkombëtarët, ikën ndërkombëtarët, thanë, mbështetën apo kë sulmuan ndërkombëtarët?! Do ketë zgjedhje, s’do ketë zgjedhje?! Hy në zgjedhje s’do hy në zgjedhje më do apo s’më do?! Iku LSI-ja andej, erdhi këtej?! Ta votojmë Vettingun, mos ta votojmë Vettingun, pse dhe si ta votojmë?

Për çdo gjë e për gjithfarësh flitet në këtë vend, vetëm për atë që iu intereson dhe duhet t’ju interesojë njerëzve nuk flitet. Kalojnë orë, ditë, muaj dhe tashmë dhe vitet me lojën e kungulleshkësh politike, pse kështu po ashtu, por për atë që duhet nuk bëzan kush. Të gjithë në qerthullin e politikës, pa politikë, kur në fakt politika është vizion, mendësi, strategji dhe në fund investime për të përmirësuar jetën e njerëzve, jo për ta rrënuar atë.

A ka sot një debat të mirëfilltë publik se kush ofron një politikë sociale më të mirë për shtresat në nevojë?! A ka sot një debat kush mund ta ulë realisht varfërinë parë nga realiteti në Shishtavec të Kukësit, apo në Lunxhëri, të Gjirokastrës, parë nga sytë e naftëtarëve, minatorëve apo peshkatarëve, parë në sytë e mjekëve, policëve apo arsimtarëve? A ka sot një debat kush ka qasjen më të mirë ekonomike për zhvillimin e vendit? Në fakt jo.

Por ka studio televizive, e portale që gëlojnë me llogje boshe kravatash që bredhin sa në një avlli në tjetrën, ca për të mbrojtur qeverinë e ca opozitën, por askush për të debatuar apo për mbrojtur interesat e popullit, në emër të të cilit flitet për gjithçka, por bëhet shumë pak për të mos thënë asgjë.

Flasin të gjithë për zgjedhjet jo për zgjidhjet që i nevojiten njerëzve dhe shtresave të ndrysh të popullit. Halli është kush do marrë karriget, privilegjet dhe salltanetet e pushtetit, por pak kush diskuton a debaton si do të rrisim sigurinë e jetës nga ushqimet që hamë, uji që pimë e ajri që thithim.

 A keni dëgjuar ndonjë debat deri më sot pse vdesin kaq shumë njerëz nga sëmundjet, ose pse popullsia shqiptare është futur drejt plakjes, ose si do të bëhet ambienti ku jetojmë më i sigurt në çdo aspekt, të tërthortë apo të drejtpërdrejtë.

Pak kush flet për konkurrencën e pandershme, për vendet e punës së cili ka ofertën më të mirë dhe reale, ndërsa dëgjon deklarata butaforike si të njërës palë dhe të tjerës se do hapin qindra e mijëra vende pune, ndërsa kafenetë, baret e bastoret janë plot prej mëngjesit deri në mbrëmje.

Flasin për zgjedhje, por programe konkrete dhe reale për të ardhmen e rinisë që është mbushur me letra bakalli universitare në xhep nuk flet kush. Flasin pa fund flasin, dhe në fund thonë asgjë dhe orët, ditët, muajt kalojnë dhe proverbi i hershëm që populli si dele, qeveriset gjithmonë nga ujqërit skalitet thellë e më thellë në trupin e këtij vendi, që pret ndër vite që ujqërit e të gjitha llojeve dhe krahëve, përveç ngjyrës të ndërrojnë edhe zakon. Populli që prej më shumë se 25 vjetësh, ngatërron ujkun me bariun, ngatërron ata që shfaqen si barinj kur janë në çadra dhe shndërrohen në ujqër kur iu varen mëlçitë e pushtetit në qafë.

Etiketa: Blogdenis dyrnjajaprogrametzgjedhjet
Pas

Blushi e merr shumë seriozisht, peticion online për mbledhjen e firmave: PRESIDENT NGA POPULLI

Para

Demostrata e së hënës, Ristani: Protesta në Lushnje, Milot, te ”Shqiponja” dhe rrugë të tjera

Para
Demostrata e së hënës, Ristani: Protesta në Lushnje, Milot, te ”Shqiponja” dhe rrugë të tjera

Demostrata e së hënës, Ristani: Protesta në Lushnje, Milot, te ''Shqiponja'' dhe rrugë të tjera

Discussion about this post

 



Të Fundit

“Bujtina e Jufkave” në Dibër, Rama: Shembull frymëzues i zhvillimit rural

Izraeli nuk ndal sulmet në Gaza, 20 të vdekur, përfshirë një gazetar

Shqipëria U21/ Miqësoret ndaj Hungarisë dhe Turqisë, trajneri Bushi publikon listën e lojtarëve

Rusia dhe Ukraina vazhdojnë shkëmbimin e të burgosurve, qindra të liruar

Gjobat e policisë në Gjirokastër, Policia Rrugore “ndëshkon” 1209 shoferë në maj

Policia e Shtetit, plan masash për mbarëvajtjen e Turit të 82-të Çiklistik të Shqipërisë

Zëdhënësja e Metës: 11 maji, farsë politike! Të hetohet çdo rast i shkeljes së ligjit

Mali i Zi shkurton orarin e punës! Qeveria projekton 7 orë punë, Unioni i Punëdhënësve del kundër

Lezhë/ Vijon operacioni “Koordinata”, arrestime dhe fidanë kanabisi të asgjësuar në Malin e Rrencit

Dyndje turistësh në Theth! Bizneset kërkojnë vëmendje: Probleme me energjinë elektrike dhe ndërtimet pa leje

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.