Dy banesa në lagjen “5 Maji” të Elbasanit janë përfshirë nga flakët gjatë ditës së sotme. Zjarri ka përfshirë fillimisht kuzhinën e njërës prej shtëpive dhe më pas është përhapur me shpejtësi duke përfshirë edhe banesën tjetër.
Zjarri mësohet se ka përfshirë banesat e shtetasve A. Ç. dhe S. K. Ekipet e zjarrfikësve kanë ndërhyrë për shuarjen e flakëve ndërkohë që thuhet se është dashur ndërhyrja e policisë për të nxjerrë forcërisht banorët që përpiqeshin të shpëtonin ç’të mundin.
Mësohet se zjarri fatmirësht nuk ka shkaktuar lëndime në njerëz, por vetëm dëme materiale. Shkak flitet të jetë bërë bashkimi i dy kabllove të energjisë elektrike. (XH.A/SHUPLAKA)