Një makinë raportohet të jetë djegur pak pas mesnate në lagjen “15 tetori” në qytetin e Vlorës. Mësohet se bëhet fjalë për automjetin tip “Opel Vectra” të shtetasit Egli Veliu, me profesion mjek radiolog në poliklinikën qendrore.
Ngjarja, raportohet të ketë ndodhur rreth orës 02:15 pas mesnate.
Djegia e automjetit të tij ndodh pas denoncimit që ai bëri për mosfunksionimin e mamografisë. Megjithatë, nuk dihet nëse rasti në fjalë ka lidhje me denoncimin. Të pyetur nga “Shuplaka”, burime të Policisë së Vlorës u shprehën se djegia e mjetit ka ndodhur për shkaqe natyrale.
Grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e ngjarjes.
Detaje të Policisë së Vlorës:
Në orët e para të mëngjesit të sotëm, është përfshirë nga flakët në lagjen “15 Tetori” automjeti tip Opel me targë AA 851 JN, në pronësi të shtetasit E.V., 33 vjeç.
Për pasojë pjesa më e madhe e mjetit është dëmtuar. Dyshohet se mjeti është përfshirë nga flakët për shkaqe aksidentale. Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
(XH.A/SHUPLAKA)