08:16 | 09/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

”Më në fund, ju shqiptarëve, pas 100 vjetësh po ju vjen shpëtimi”, Ngjela më optimist se kurrë: Ç’do ndodh tani…

09:53 | 08/11/2017
në Aktualitet, Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Ngjela: Topalli, Bregu dhe Selami të jenë të gatshëm, me humbjen e Bashës, hapet rruga për të marrë PD-në.

Avokati Spartak Ngjela duket më optimist se kurrë pas deklaratave të djeshme të ambasadorit amerikan Donald Lu. Ai thotë se pas 100 vjetësh shqiptarëve më në fund po ju vjen shpëtimi. 

“Po, çfarë do të ndodhë tani?”, pyet Ngjela. “Asgjë e veçantë; do të çlirohen shqiptarët, nën drejtimin e Uashingtonit dhe Brukselit. Kjo është risia; sepse shqiptarët nuk mund të çlirohenshin dot vetë. 
Në fakt kështu ishin renditur pushtetet shqiptarë: krimi kishte pushtuar dhe ka ende nën pushtimin e vet qeverinë, prokurorinë dhe gjykatën, por ka bllokuar edhe tregun”, vijon më tej avokati në shkrimin  e tij. 

REAGIMI I PLOTË I NGJELËS: 

Gjithçka po shkon drejt fundit. 
Donald Lu e paralajmëroi: “më në fund, ju shqiptarëve, pas 100 vjetësh po ju vjen shpëtimi.
Nëse ende ka skeptikë që kanë dyshime, nuk është shenjë e mirë për ta.

Askush nuk e ndalon dot më këtë rrjedhë.
Tani po fillon çlirimi i shqiptarëve dhe po fillon tragjedia e sunduesëve të tyre të korruptuar dhe të bashkuar me krimin.

Po, çfarë do të ndodhë?
Asgjë e veçantë; do të çlirohen shqiptarët, nën drejtimin e Uashingtonit dhe Brukselit. Kjo është risia; sepse shqiptarët nuk mund të çlirohenshin dot vetë. 
Në fakt kështu ishin renditur pushtetet shqiptarë: krimi kishte pushtuar dhe ka ende nën pushtimin e vet qeverinë, prokurorinë dhe gjykatën, por ka bllokuar edhe tregun.

Ishte fati i shqiptarëve që bota shqiptare në Ballkanin Perëndimor është domosdoshmëri sot për politikën globale të Amerikës dhe Gjermanisë.
Asnjë pengesë nuk ka më kjo politikë nga krimi shqiptar. Por deri tani kjo pengesë ka qënë e madhe.
Gjithçka kanë luajtur hordhitë e korrupsionit shqiptar deri në këto momente. Në Moskë kanë shkuar, në Beograd kanë shkuar, në Athinë kanë shkuar – por tani korrupsioni është mundur përfundimisht në Shqipëri.

Prandaj politika amerikane duhet të hidhet në sulm me fakte sikurse u hodh dje ambasadori Donald Lu. Kjo ditë, për shqiptarët më në fund ka qenë një ditë besimi. 
Shqiptarët janë 97 përqind proamerikanë të vendosur. Kjo përbën epiqëndrën e politikës anerikane; por kjo në fakt vendosi edhe fatin e tyre.
Tani asgjë nuk do të ndalet, kurse shqiptarët po presin të shohin qeverinë e tyre antikorrupsion.
Se ky do të jetë akti i fundit.
Dhe këtë po e presin nga amerikanët.
Dhe ajo do të vijë.
Pse, kush do ta ndalojë qeverinë anti- korrupsion, klithmat e Saliut apo brekushet e Ramës?

(E.K/FAXWEB)

 

 

Etiketa: analistiNgjelaSpartak Ngjela
Pas

“Shtrëngimi me anë të dhunës ose kanosjes për dhënie pasurie”, arrestohet 49-vjeçari në Lezhë

Para

Përndiqte vajzën e re në Dibër, arrestohet 23-vjeçari

Para
Arrestohen në Korçë dy vëllezërit problematikë, çfarë shqetësime iu sillnin komunitetit

Përndiqte vajzën e re në Dibër, arrestohet 23-vjeçari

Discussion about this post

 



Të Fundit

Zjarrfikësit në luftë me flakët, mbi 100 të plagosur nga zjarri në Marsejë

I dërguari amerikan Steve Witkoff: Marrëveshja për armëpushim në Gaza është pranë

Përmbytjet në Teksas të SHBA, 109 persona të vdekur, 161 rezultojnë të zhdukur

Këmbimi valutor sot/ Me sa lekë blihen e shiten valutat kryesore

Më shumë se pesë muaj pas zgjedhjeve, tentativa e 44-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

Kosova me rreth 581 mijë banesa, mbi 207 mijë prej tyre të pabanuara

INSTAT: Rritet papunësia tek të rinjtë me arsim të lartë më 2025

Tërmet me magnitudë 5.7 në Guatemalë, të paktën dy të vdekur

Moti ekstrem ‘pushton’ Bosnje-Hercegovinën, publikohen pamje të reja dramatike

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump: Putini po flet shumë budallallëqe për Ukrainën

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.