UEFA ka marrë sot vendimin në lidhje me stadiumin ku do të luhet finalja e Superkupës së Europës në vitin 2019.
Në garë bënte pjesë edhe “Arena Kombëtare”, por UEFA ka zgjedhur klubin e Beshiktashit në Turqi “Vodafone Arena” si vendin ku do të luhet Superkupa e Europës në vitin 2019.
Kështu fituesit e Ligës së Kampioneve dhe asaj të Europës në sezonin e ardhshëm do të udhëtojnë drejt Stambollit për të luajtur në një stadium të inauguruar në prill të 2016 dhe që ka kushtuar 100 milionë dollarë.
Në këtë stadium Federata Shqiptare e Futbollit garonte me “Arenën Kombëtare”, që është në fazën e ndërtimit. (B.H/Shuplaka)