Erald Aga është një prej 14 kandidatëve që garon për Avokatin e Popullit.
Në emisionin “Me Xhaxhiun” ai e konsideroi veten një kandidat shumë ndryshe nga të tjerët.
Sakaq tregoi edhe pikat e tij më të forta, si pavarësia, figura etiko-morale apo sic e tha ai është një mbrojtës i shumë kauzave publike-civile.
Aga: Nga 2013 dhe deri tani kam njohur shumë miq, e shumë klientë më thonë, Erald pse nuk garon. Kanë parë Eraldin, që punon, jo ai që del në kamera, por poshtë për të punuar.
A është një garë e shitur në tavolinë?
Mund të jetë një garë e paracaktuar mes palëve politike, unë do bëj timen. Do jap alternativën time. Unë jam një kandidat komplet ndryshe. Sepse s’kam marr pjesë në asnjë parti politke, nuk kam qenë në asnjë strukturë shtetërore, nuk kam qenë në sistemin e drejtësisë. Kam qenë në krah të njerëzve.
Nuk dua ta paragjykoj si garë, unë kam mundësi 1/14 që ta fitoj. Ajo që më takon është të jap alternativën time.
Cilat janë disa nga pikët e tua të forta?
Është pavarësia, figura etiko morale, kam mbrojtur kauza publike-civile, kam mbajt qëndrime të pandemisë, kam shumë kauza.