07:33 | 06/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Në gjaknxehtësi e sipër e shtyva, nuk doja ta vrisja”, dëshima e burrit që vrau gruan në Fier

07:54 | 04/12/2016
në Aktualitet, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Në gjaknxehtësi e sipër e shtyva, nuk doja ta vrisja”, dëshima e burrit që vrau gruan në Fier

Janë zbardhur detaje për ngjarjen tronditëse të ndodhur ditën e djeshme në qytetin e Fierit, ku 43-vjeçarja Liljana Ruko është hedhur nga dritraja e banjës së banesës ku ajo jetonte, nga kati i katërt . Menjëherë për këtë ngjarje është shoqëruar nga policia bashkëshorti i së ndjerës, Ferdinand Ruko. Sipas dëshmisë së tij krimi është kryer nga ai në gjaknxehtësi e sipër, por nuk ka pasur qëllim ta vriste.

Liljana Ruko është shtyrë nga burri i saj dhe në këtë mënyrë ajo ka rënë nga dritarja e banjës. “Debatuam me njëri-tjetrin. Në gjaknxehtësi dhe sipër e shtyva. Ajo ra nga dritarja”, tha Ferdinati për policinë. Çifiti kishte patur një sherr të fortë pak minuta para ngjarjes dhe burri më pas ka ndërmarrë aktin ekstrem duke e hedhur gruan nga dritarja.

Ishin komshinjtë dëshmimtarët e familjes Ruko që pohuan para policisë se kishte qënë Ferdinandi ai që e kishte shtyrë nga dritarja gruan e tij. Sipas komshinjëve 43-vjeçarja ishte lakuriq dhe ishte përpjekur të mbahej por burri e kishte shtyrë nga këmbët. Çifti kishte dy javë që ishte kthyer nga Gjermania ku kishin kërkuar azil, por nuk e kishin fituar. Liljana Ruko ishte nënë e dy fëmijëve, e cila nuk mundi t’i shpëtonte plagëve të marra nga hedhja edhe pse morri menjëherë ndihmën e parë.

Liljana Ruko punonte ne nje rrobaqepse dhe sipas fqinjëve ishte një njeri shumë i mirë. Fqinjët shprehen se nuk dinë që Liljana të ketë patur probleme me bashkëshortin. “E lëshoi poshtë si një thes. Nuk mundëm të reagonim. Ngjarja është e tmerrshme dhe jemi të tronditëm. Nuk e njoh viktimën, por u ndodha rastësisht në momentin e krimit”, tha një dëshmitar për Ora News. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Kryengritja” të Fierit

Etiketa: policiavrasje
Pas

Vlerësime dhe lot, ngushëllimet e përzemërta të miqve për Andrea Stefanin

Para

Berisha ngushëllim për Andrea Stefanin: Kritik dhe kundërshtar i palëkundur i imi, lë boshllëk të vërtet në arenën e debatit

Para
Berisha ngushëllim për Andrea Stefanin: Kritik dhe kundërshtar i palëkundur i imi, lë boshllëk të vërtet në arenën e debatit

Berisha ngushëllim për Andrea Stefanin: Kritik dhe kundërshtar i palëkundur i imi, lë boshllëk të vërtet në arenën e debatit

Discussion about this post

 



Të Fundit

Aksident në aksin Elbasan-Peqin, përplasen dy automjete, lëndohen shoferët

Guterres dënon sulmin me dronë dhe raketa të Rusisë ndaj Ukrainës, bën thirrje për armëpushim

Presidentja Osmani pret në takim deputetët britanikë Martin Vickers dhe Paul Foster

Trump dërgon ndihma emergjente në Teksas pas përmbytjeve shkatërruese

Melania Trump shpreh ngushëllimet për të prekurit nga përmbytjet: Zemra ime është me ju!

Numri i viktimave nga përmbytjet në Teksas shkon në 27, përfshirë 9 fëmijë

Përfundon seanca maratonë për “Bankers”, Gjykata e Fierit lë në burg 2 drejtuesit

Shkeli perimetrin e sigurisë ujore duke u kthyer në rrezik për pushuesit, ndëshkohet me gjobë drejtuesi i skafit në Borsh

Përplasen 2 automjete në rrugën Sarandë-Delvinë, 4 të plagosur

Haxhimali: Ndërhyrja strategji e menduar, nuk preferoj kryemistër komunal

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.