SPAK dërgon për gjykim çështjen ndaj deputetit të Kuvendit Qani Xhafo.
Xhafa akuzohet nga Prokuroria e Posaçme për kryerjen e veprës penale ” “Drejtim i automjeteve në mënyrë të parregullt”.
Kjo ngjarje ka ndodhur më 11 mars të vitit 2023. Deputeti duke drejtuar në gjendje të dehur automjetin tip Toyota me targa AB 457 IJ, në Bulevardin “Qemal Stafa”, Elbasan ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga duke u përplasur me një shtyllë të ndriçimit rrugor. Nga aksidenti janë shkaktuar dëme të lehta materiale.
I pandehuri Qani Xhafa ushtron funksionin e Deputetit në Kuvendin e Shqipërisë prej datës 19 Maj 2023.