Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në Tiranë, ku një 25-vjeçare në një gjendje të rëndë depresive ka tentuar të kryejë vetëvrasje.
25-vjeçarja ka konsumuar një sasi medikamentesh, por dërgimi i saj i menjëhershëm në spital dhe marrja në kohë e mjekimit ka bërë që vajza të shpëtojë dhe tashmë ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i plotë i policisës:
Me datë 20.05.2021, është dërguar në spital një 25-vjeçare, pasi dyshohet se në kushte depresive ka tentuar të kryej vetëvrasje duke konsumuar një sasi medikamentesh, e cila pas marrjes së mjekimit, u largua për në banesë.
Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.
(H.H/Faxweb.al)