Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha sot se forcat e saj filluan sulmet mbi “qendrat e vendimmarrjes” dhe objektet ushtarake në qytetin ukrainas të Kharkiv gjatë natës në hakmarrje për granatimet e qytetit rus të Belgorodit nga forcat ukrainase.
Në të njëjtën kohë, ai tha se sulmet kishin në shënjestër edhe kompleksin e hoteleve Kharkov Palace , pasi kishte përfaqësues të Shërbimeve Sekrete të Kievit dhe anëtarë të ushtrisë ukrainase, të cilët morën pjesë në organizimin e sulmit në Belgorod, si dhe rreth 200 mercenarë të huaj që morën pjesë në bastisjet në territorin rus.
This is what the Kharkiv Palace hotel in Kharkiv looks now after being shelled by the occupiers pic.twitter.com/0iCnl9smbW
— NEXTA (@nexta_tv) December 31, 2023
Zyrtarët ukrainas thanë se Rusia bombardoi Kharkivin me raketa dhe dronë disa orë pas sulmeve në Belgorod. Sulmet me bomba në Kharkiv vranë tre persona dhe plagosën të paktën 28 (13 janë ende të shtruar në spital) dhe dëmtuan ndërtesa apartamentesh, hotele dhe objekte mjekësore.
Sulmet në qytetin rus vranë 24 persona, sipas të dhënave të fundit nga autoritetet lokale ruse.
Në OKB, Rusia akuzoi drejtpërdrejt Ukrainën për një “sulm terrorist” në qytetin rus. Është një “sulm terrorist nga regjimi i Kievit në një qytet”, tha ambasadori rus Vassily Nebenzia gjatë takimit të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, për të cilin kërkoi Moska.
Duke reaguar, ambasadori ukrainas në OKB, Serhii Dvornik, tha se “përderisa kjo luftë e nisur nga diktatori i Kremlinit të vazhdojë, viktimat dhe vuajtjet do të vazhdojnë të shtohen”.
Të dyja palët kanë shtuar sulmet në javën e fundit të 2023, me sulmet ruse duke vrarë të paktën 31 civilë në sulmin ajror më të madh rus të luftës 22-mujore në Ukrainë të premten.
Presidenti i SHBA Joe Biden, i pyetur nëse do të bisedonte me homologun e tij ukrainas Volodymyr Zelensky pas sulmeve të fundit të Rusisë në Ukrainë, u përgjigj: “Unë flas me të rregullisht”.