10:36 | 09/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Në Greqi kërkojnë ‘kokën’ e Andi Lilës, ka rënduar shumë videoja e humorit

12:36 | 24/03/2017
në Sport, Te Fundit, Te Gjitha
0
VIDEO JO E ZAKONTË/ Futbollistët e Kombëtares ‘tallen’ me besimin e krishterë në prani të imamit

Një shaka e nisur në rrjetet sociale mund të sjellë pasoja të rënda për karrierën futbollistike të Andim Lilës. Në një video Live në ‘Faccebook-un’ e imamit Ahmed Kalaja Lila tregonte me nota humori të gjitha ngjarjet ku ishte ndeshur me priftërinj.

Lojtari i PAS Janinës, i shtyrë edhe nga kureshtja e riteve helene nisi të tregojë historitë e tij, por me sa duket, edhe pse ato ndezën një ilaritet në dhomën e hotelit ku ata akomodoheshin, video e postuar nga shumë rrjete, bëri jehonë deri në Greqi.

Shumë portale, por edhe të përditshme në shtetin fqinj, duke marrë parasysh edhe ndjenjën e fortë të besimit fetar që ata ushqejnë, nuk ngurruan që të mos e publikonin lajmin e quajtur bombastik, por ju duke e marrë me ilaritet si në rastin e incizimit të videos nga Lila, Sadiku e Kalaja, por me doza krejt të kundërta.

Përveçse gjithë bisedës së zbardhur, ka pasur shumë reagime të ashpra, jo vetëm nga gazetarë e njerëz të fesë greke, por edhe nga sportdashës, aq sa disa media kanë arritur deri aty sa kanë kërkuar edhe pezullimin e lojtarit nga klubi i PAS Janinës, por në të njëjtën kohë edhe përjashtimin nga kampionati grek i futbollit.

Shkurt, opinioni publik i prekur nga ky videoskandal ka arritur deri aty sa ka kërkuar edhe “kokën” e futbollistit, i cili nuk është i ri me të tilla ndodhi, gjeste që e kanë çuar atë në përjashtim, ndonëse për momentin nuk ka pasur asnjë reagim zyrtar nga ana e klubit të Janinës, ku ai luan prej 6 sezonesh.

Natyrisht që kjo histori nuk pritet të kalojë kaq lehtë në Greqi, pasi të prekur nga Andi Lila janë pikërisht disa priftërinj dhe të rëndësishëm, madje të cilët ironizohen nga shqiptari. Mbase për të mund të vijë një pezullim i radhës duke parë jehonën e madhe që bëri edhe përtej kufijve tanë, ndoshta edhe më i rëndë se ai që mori nga PAS Janina, pasi festoi me shenjën e shqiponjës, pas një goli në “Karaiskaki”, kundër Olimpiakosit, i cili tërboi edhe më shumë turmën që e kishte marrë në shënjestër me kore raciste për 95 minuta.

Të tilla çështje fetare në Greqi janë shumë të ndjeshme, ashtu sikurse gjestet etnike, duke kujtuar edhe atë që, përveç Andi Lilës, pësoi disa vite më parë edhe shqiptari tjetër, Ergys Kaçe. Ky i fundit pozoi me një fanellë të UÇK-së, e cila tërboi opinionin grek, madje dhe tifozët e tij te PAOK-u. Futbollisti u pezullua për mua të tërë, derisa ishte ndërhyrja e trajnerit dhe presidentit të klubit, ajo që qartësoi dhe “ngjiti” marrëdhënien mes Kaçes dhe tifozërisë, ndonëse në rastin e Andi Lilës dhe videos së fundit, ndoshta gjëja pritet edhe më serioze se kaq.

 

Etiketa: andi lilagreqiLila
Pas

Dekretimi i zgjedhjeve në Kavajë, a do marrë pjesë PD? Përgjigjet Edi Paloka

Para

Nishani e quajti spiun Visar Zhitin, ish i dënuari në Spaç: Ja si qëndron e vërteta

Para
Nishani e akuzoi si “spiun në burgun e Spaçit” zbulohet DOKUMENTI që mbart të vërtetën për Visar Zhitin

Nishani e quajti spiun Visar Zhitin, ish i dënuari në Spaç: Ja si qëndron e vërteta

Discussion about this post

 



Të Fundit

Kundër shembjes së ndërtimeve, banorët e Thethit përplasen me policinë

28-vjeçari belg humb kontrollin e makinës dhe përplaset me barrierat, dyshohet se ishte në gjendje të dehur

Operacioni “Operacionalja 53”/ Arrestohet në Tiranë një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik droge

Detaje të reja nga ngjarja në Mat/ 23-vjeçari me mavijosje në qafë, dyshohet se është mbytur

Situata e zjarreve në vend/16 vatra të raportuara në 24 orët e fundit, 4 ende aktive

EUROPOL zbardh operacionin me 28 të arrestuar

Aksioni i IKMT për prishjen e ndërtimeve pa leje, banorët e Thethit bllokojnë urën në hyrje të fshatit, policia pengohet të mbërrijë në zonë

Lëshohen fletarrestime ndaj liderëve talibanë për persekutim të grave

Gjermania me numër rekord banorësh! Shkak jo lindjet, por emigrimi

Dha jetën për të shpëtuar dy turistë në Shkodër, vijojnë kërkimet për gjetjen e trupit të kapitenit të anijes

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.