Në Itali, numri i emigranteve femra është shumë më i lartë se ai i burrave. Të paktën sipas të dhënave të fundit të ISMU (Instituti që studion Multietnitë).
Sipas studimit të ISMU, në shtetin fqinj numri i femrave është rritur në 2.1 milionë ndërsa i meshkujve është përkatësisht në 1.8 milionë.
Në të dhënat e publikuara nga ky institut rezulton se 54% i numrit total të grave emigrante i përkasin moshës së mesme. Por nuk mund të thuhet e njëjta gjë për meshkujt, pasi meshkujt rreth moshës 18 vjeç zënë një përqindje më të madhe. Madje bëhet fjalë për 52%.
Në krye të listës së kombeve nga vijnë emigrantet femra në Itali qëndron Rumania, e pasuar nga Shqipëria, Ukraina, Maroku, Kina, Moldavia, Filipinet, Polonia, Peruja, Ekuadori, Sri Lanka, Nigeria dhe në fund Bullgaria.
Mirëpo përsa i përket emigrantëve të sapoardhur në vitin 2006, shumica prej tyre i përkasin kombësisë gjeorgjiane dhe ruse. Këto të dhëna të SIMU përmbysin të dhënat që variojnë nga 1984 deri në 2007-ën, kur pjesa më e madhe e emigrantëve i përkiste gjinisë mashkullore. (D.D/Shuplaka)