07:48 | 04/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Në janar japim propozime konkrete për reformën zgjedhore”, Silva Caka: Me Ramën dialogu është i pamundur

17:13 | 25/12/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Në janar japim propozime konkrete për reformën zgjedhore”, Silva Caka: Me Ramën dialogu është i pamundur

Në fillim të 2020 Lëvizja Socialiste për Integrim do të dalë me propozime konkrete për reformën zgjedhore. Ishte ish-deputetja Silva Caka ajo e cila deklaroi për “FaxNeës” se në janar do të bëhet publik produkti i përgatitur nga LSI. Sipas saj, LSI gjatë gjithë kësaj kohe ka qenë duke punuar për këto propozime.

“Ne kemi punuar intensivisht për reformën zgjedhore. Jemi ende duke punuar dhe besoj se janari do të na gjejë me një propozim konkret për reformën zgjedhore. E kemi thënë që në krye të herës që do të ishim tepër seriozë dhe të shpejtë. Vetëm shpejtësia nuk është përmbushur.

Nëse nuk do të kishte ndodhur fatkeqësia, produktin tonë përfundimtar do ta kishim gati në dhjetor. Produkti ynë do të jetë gati në janar, një produkt i sinqertë që jep demokraci reale për shqiptarët”, tha ajo.

Caka u pyet edhe për ftesën për dialog të kryeministrit Edi Rama për opozitën, ftesë të cilën ajo e refuzoi. Sipas Cakës, me Ramën kjo opozitë nuk mund të dialogojë për asgjë.

“Ftesa për dialog do të duhej që të vlerësohej, por më parë duhet t plotësohen disa kushte. Kushtet janë ato që vendosi Bundestagu gjerman, reforma zgjedhore, çlirimi i drejtësisë, ekonomia. Pa u përmbushur disa kritere themelore, është e pamundur që të diskutohet. Për çfarë do të dialogojmë me Edi Ramën? Dialogu me të është i pamundur. Nuk ka asnjë pikë ku kjo opozitë takohet me Edi Ramën”, deklaroi Silva Caka.

Duke folur për minishengenin, ajo e cilësoi takimin që u mbajt në Tiranë si diçka të errët që nuk u shërben interesave të shqiptarëve.

“Ka pikëpyeje shumë të mëdha mbi këtë iniciativë. Ka edhe nota shumë të errëta që janë antishqiptare. Nulk është përshëndetur nga shumë vende të rajonit dhe as nga Evropa. Në këto kushte, e gjykojmë si diçka që nuk vjen në të mirë të shqiptarëve, por i shërben një axhende serbe antishqiptare”, u shpreh Silva Caka.

(M. I./ Faxweb.al)

Etiketa: Silva Caka
Pas

“Të mendojmë për njerëzit në nevojë këto ditë”, prifti Gregor Pelushi: Krishti do të vijë sërish

Para

“Paraja nuk na takon përgjithmonë”/ Aktori i njohur bën gjestin e papritur, dhuron 630 milionë euro

Para
“Paraja nuk na takon përgjithmonë”/ Aktori i njohur bën gjestin e papritur, dhuron 630 milionë euro

“Paraja nuk na takon përgjithmonë”/ Aktori i njohur bën gjestin e papritur, dhuron 630 milionë euro

Discussion about this post

 



Të Fundit

Qindra fëmijë nga Gaza do të evakuohen në Mbretërinë e Bashkuar për trajtim mjekësor

Rebelët Houthi zhvillojnë sulme drejt Izraelit, goditen objektiva ushtarake në Tel Aviv dhe porti i Haifas

U aktivizua pas tërmetit 8.8 ballë, vullkani në Rusi shpërthen për herë të parë pas 5 shekujsh

Pengjet izraelite mbeten në Gaza, Këshilli i Sigurimit të OKB-së seancë të jashtëzakonshme për situatën

Në Gjermani, 50 për qind më pak kërkesa për azil sesa vitin e kaluar

Rama: Energji pushimesh në Gjirin e Gramës

Dronë vetëvrasës ukrainas shkatërrojnë depot e karburantit në Rusi

FBI hap zyrë në Zelandën e Re, zemërohet Pekini

Zbulohet një skemë e madhe ryshfeti në Ukrainë

Rusi, vullkani shpërthen në Kamchatka pas 450 vitesh

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.