Gangsterët shqiptarë të kokainës nuk ngurojnë të shfaqen në rrjetet sociale me para, armë e makina luksoze. Kështu shkruan gazeta britanike “Expres” e cila thekson se gangsterët shqiptarë me qendër Londrën postojnë “topa” me para dhe makina të shtrenjta dhe flasin për paratë që fitojnë na kokaina. “Hellbanianz”, kryesisht me bazë në Barking, në lindje të Londrës, janë një nga disa banda që kanë lidhje me mafien në atdheun e tyre dhe që merren drejtpërdrejt me kartelet e drogës në Amerikën Jugore.
Ata thuhet se janë në krye për pastërtinë e kokainës që hyn në Britani dhe Agjencia Kombëtare e Krimit mendon se aftësia e gangsterëve shqiptarë për të importuar sasi të mëdha të kokainës ka çuar në tepricë në treg, duke u shoqëruar me atë të ashtuquajturin fenomeni i “linjave të qarkut”.
“Grupet e krimit shqiptar kanë krijuar një profil të lartë dhe shkallë ndikimi brenda krimit të organizuar në Mbretërinë e Bashkuar dhe kanë qasje të konsiderueshme në tregun e trafikimit të drogës në Mbretërinë e Bashkuar, veçanërisht kokainë. Ata po zgjerohen dhe rëndësia e tyre po rritet”, tha një zëdhënëse për NCA.
Shumë nga anëtarët e bandës janë fëmijët e shqiptarëve që erdhën në Britani të Madhe si azilkërkues nga veriu i vendit ballkanik në fund të viteve 1990.
Hellbanianz, e cila gjithashtu krijon muzikën rap shqiptare që glorifikon drogën dhe dhunën nën të njëjtin emër, kanë publikuar video me armë dhe përdorin si moto “Ne jemi Perëndia e rrugëve”.
(J.D/Faxweb.al)
Discussion about this post