Tentoi të hynte në Shqipëri, ndërkohë që ishte në kërkim ndërkombëtar për “Vrasje e mbetur në tentative”, “Plagosje e rëndë” dhe “Vjedhje”, arrestohet me qëllim ekstradimin, 41-vjeçari nga Kosova.
Shërbimet e Policisë Kufitare të PKK Morinë kanë intensifikuar kontrollet bazuar në analizën e riskut dhe inteligjencën policore me qëllim goditjen e paligjshmërive në kufi dhe për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe tentojnë të hyjnë apo të dalin nga kjo pkk.
Në këtë kuadër, në bashkëpunim me shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës dhe si rezultat i shkëmbimit të informacioneve me Interpol Tiranën, u ndalua dhe u vu në pranga, me qëllim ekstradimin drejt Austrisë, shtetasi i shpallur në kërkim ndërkombëtar H. L., 41 vjeç, banues në Deçan, Kosovë.