Policia Vlorës ka arrestuar një shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe konkretisht:
Albano Cano, 32 vjeç, lindur dhe banues në Vlorë.
Ky shtetas më datë 10.09.2018, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma pasi Autoritetet Gjyqësore Rimini/Itali kanë lëshuar Urdhërin e Arrestin Ndërkombëtar për veprën penale “Vrasje e mbetur në tentativë”, parashikuar nga neni 56, 61, 575 të Kodit Penal Italian.
Materialet do ti dërgohen Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë për veprime të mëtejshme.
(M.Q/Faxweb)