Në kërkim ndërkombëtarë/ Prej 2014 në Shqipëri, arrestohet 43-vjeçari italian
Një italian i shpallur në kërkim ndërkombëtarë, është arrestuar është arrestuar ditën e sotme në qytetin e Tiranës.
Shtetasi me iniciale M.N, lindur dhe banues në Itali është arrestuar me qëllim ekstradimi, ndërkohë që ishte në kërkim ndërkombëtarë.
Ndërkohë që 43-vjeçarit i është sekuestruar në cilësinë e provës matëriale automjet, aparate celular dhe dokumenta.
Kjo nuk është hera e parë që italiani procedohet penalisht në shtetin Shqiptarë.
Dhe më herët në 26 korrik 2014 është ndaluar me inisiativë për “Mashtrim” nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë, si dhe në datat 22 qershor 2016 dhe 15 maj 2018 është proceduar në gjëndje të lirë për “Mashtrim” po nga ky seksion.
Sa I përket ndalimi të tij në Itali Gjykata e Brescia, me në 22 nëntor 2018 , e ka dënuar këtë shtetas me 5 vjet e 7 muaj burg për veprën penale “Mashtrim”.
Informacion paraprak:
Lokalizohet, kapet dhe arrestohet përkohësisht me qëllim ekstradimi drejt Italisë një shtetas italian i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane.
Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale automjet, aparate celular dhe dokumenta.
Seksioni i Forcës së Posaçme të Operacioneve Speciale dhe Kërkimit në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar dhe ZQK Interpol Tirana, pas një pune të mirëorganizuar profesionale, lokalizuan, kapën dhe arrestuan përkohësisht shtetasin italian:
- N, 43 vjeç, lindur dhe banues në Itali.
Ky shtetas është person i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, pasi Gjykata e Brescia/Itali, me vendimin e datës 22 nëntor 2018 , e ka dënuar këtë shtetas me 5 vjet e 7 muaj burg për veprën penale “Mashtrim”.
Gjithashtu shtetasi italian M.N, më 26 korrik 2014 është ndaluar me inisiativë për “Mashtrim” nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë, si dhe në datat 22 qershor 2016 dhe 15 maj 2018 është proceduar në gjëndje të lirë për “Mashtrim” po nga ky seksion.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan:
një automjet, dy aparate celular dhe dokumenta.
Veprimet e mëtejshme për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë do të kryhen nga ZKQ Interpol Tirana.